Shkendije Berishen-Pacolli nuk eshte emer i panjohur sidomos ne mjedisin ku jeton dhe veperon, ne Wirges te Gjermanise. Ka mbaruar studimert mb Zhvillimin njerëzor (psikologji) à Bachelor i Shkencave në Infermieri (Human development (psychology) à Bachelor of Science in Nursing).
Ajo jeton dhe vepron qe prej vitesh ne perendim, ajo sot punon si Këshilltare e Psikologjisë në Gjermani e cila ne kabinetin e saj pret kilente sa shqiptare po aq edhe gjermen dhe te huaj tjere. Ne keet drejtim , edhe Federata e Mjekeve Shqiptare ne Evrope (AMFE) me seli ne Gjermani e drejtuar nga dr.Aurora Dollenberg po bejne nje pune te madhe ne favor te shoqerise sone ne perendim dhe ne Kosove, Shqiperi dhe ballkan, thote psikologja Shkendije Berisha-Pacolli.
Znj.Berisha-Pacolli, ne nje interviste dhene gazetes zvicerane Le Canton27.ch flet per punen e saj si psikologe, per hallet dhe problemet e klineve shqiptare ne Gjermani, perr luften e fundit en Ksoove pasojat dhe traumat tek njerezit sidomos tek frmijet dhe femrat e dhunuara nga ushtare e paramilitare serbe, per pasojat e pandmeise dhe per integrimin e femres shqiptare ne diaspore dhe persektivne e saj..
Shkendije Berisha-Pacolli: Zgjodha profesionin e psikologes tju ndihmoje mergimtareve tane, sidmos attye te prekur nga lufta por dhe shoqerise ne mjedisin ku jetoj
Znj. Shkendije Berisha-Pacolli, fillimisht mund të na thoni disa fjalë rreth profesionit tuaj dhe pse zgjodhët të jeni psikologe?
Shkendije Berisha-Pacolli: Profesioni im si këshilltare e psikologjisë dallon nga psikologët klinikë ,ku unë në ordinancën time trajtoj klientë të cilët janë klinikisht të shëndoshë mirëpo ndodhen në një krizë, përjetojnë stres kronik ose episodik ose janë në një periudhë të jetës ku ballafaqohen me çrregullime emocionale siç është „Midlife Crissis“ apo edhe ankthi. Të gjitha këto mund të tejkalohen duke mësuar aftësi dhe teknika për të menaxhuar emocionet dhe parandaluar çrregullimet mendore. Zgjodha profesionin e psikologes tju ndihmoje mergimtareve tane, sidmos attye te prekur nga lufta por dhe shoqerise ne mjedisin ku jetoj. Zgjedhja e profesionit tim ka një vizion që nga fëmijëria ime ndërsa vendimin që ta ushtroj e kam marr pas një dekade pune me pacientë që vuanin nga kanceri dhe ku kam pas fatin të përcjell me qindra nga ta në fazën e fundit të jetës se tyre .Gjatë kësaj periudhe kam fituar një përvojë që nuk përshkruhet dot për fuqinë e mendimeve dhe vullnetin që kemi kur është në pyetje jeta. Po ashtu kam vërtetuar se parandalimi i secilës sëmundje qoftë trupore apo mendore është më i rëndësishëm se sa kurimi. Pastaj kam vazhduar studimet për këshillime të psikologjisë pozitive, një fushë që është art në vete dhe mundohem që sado pak të jap kontributin tim në rritjen e vetëdijes në mirëqenien individuale dhe atë shoqërore.
Meqë jeni psikologe, jemi deshmitarë se në vendet perendimore ka shumë kabinete të psikiatrisë për shkak të problemeve të mëdha në shoqëri, duke filluar me narkotikët, alkoolistet, divorcet e probleme tè natyrave të ndryshme. Po Kosova ballafaqohet me probleme të tilla, besa edhe pa harruar këtu luftën që la pasoja në shoqëri? Qytetarët a kanë aq halle, probleme për të pasur nevojë për ju?
Shkendije Berisha-Pacolli: Siç e ceka unë trajtoj klientë klinikisht të shëndoshë ,mirëpo pasi klienteja ime në diasporë është shqiptare atëherë unë shumë shpesh hasë tek klientët sidomos tek gjinia mashkullore që pas disa seancave vërtetohet se shumica e çrregullimeve emocionale kanë për bazë traumat e luftës të cilët ata i kanë përjetuar si dhe me vite ato ndjenja i kanë mbajtur të ndrydhura derisa tek pjesa tjetër e klientëve pandemia ka ndikuar ne prishjen e ekuilibrit emocional me simptoma si frika, stresi ankthi. Tek gjinia femërore është një problematikë shoqërore qe fatkeqësisht ka marrë vrull edhe në Kosovë e që është rritja e rasteve të divorcit. Kjo është një ndër problematikat më të shpeshta që gjinia femërore kërkojnë këshillime psikologjike (por për fat të keq pasi është bërë vonë). Do të kisha shtuar këtu një mesazh për të gjitha çiftet shqiptare se para se ta marrin këtë vendim ndoshta do të ishte mirë që ti kërkojnë të gjitha burimet e mundësive për të shmangur këtë akt duke pasur parasysh se pa një familje të shëndoshë nuk mund të kemi as një shoqëri të shëndoshë dhe identitet të mirëfilltë.
Për fund një mesazh për te rejat shqiptasre ne diaspore, dhe cfare mendoni për prespektiven e femrës shqiptare në Kosovë. Jeni e kënaqur në integrimin, në përfshirjen e tyre në insititucionet shoqërore dhe shtetërore?
Shkendije Berisha-Pacolli: Vete fakti se shteti ynë për herë të dytë udhëhiqet nga një femër tregon për integrimin dhe ngritjen e sajë në shoqëri. Integrimi i femrës është i domosdoshëm, siç ka thënë edhe Naim Frashëri ”Se gruaja duhet të jetë më shumë e mësuar se burri”. Kur ngritet femra atëherë ngritët i gjithë populli, prej saj edukohet familja e cila pastaj është bërthamë e shoqërisë. Gruaja, femra sot ne jo vetem ne diaspore por ne cdo vend eshte jo veteme shtylla e shtepise, por edhe e mbare nje shoqerie. Pse thone, te shof sa femerat i keni te shkolluara, te tregoj kush jeni. Mesazhi im për femrat në diaspore do të ishte që në radhë të parë të shkollohen sa më shumë në vendin ku jetojnë duke mos harruar vlerat familjare, morale dhe kombëtare si dhe të fokusohen e të jenë me aktive në jetën reale sesa në atë të mediale apo virtuale duke përfshirë këtu edhe vajzat e mia.