Adele, Ed Sheeran, Little Simz dhe Dave kryesojnë numrin më të madh të nominimeve ndonjëherë në Brit Awards.
Secili artist ka nga katër nominime, përfshirë nominime në kategorinë e re “Artisti/ja i/e vitit” që ka zëvendësuar çmimet “Artistja më e mirë e vitit” dhe “Artisti më i mirë i vitit”, dhe për çmimin “Albumi i vitit”. Çmime të reja janë shtuar këtë vit për të nxjerrë në pah përsosmërinë në zhanret: alternative/rock, hip-hop/grime/rap, dance dhe pop/R&B.
Ndryshimi në çmimet gjinore erdhi pas kritikave për ceremoninë e vitit 2021 nga këngëtari jo-binar (i papërcaktuar në gjini) Sam Smith, identiteti gjinor i të cilit nënkuptonte se ai nuk mund të nominohej në kategorinë e meshkujve apo femrave. Smith tha: “Mezi pres një kohë ku shfaqjet e çmimeve mund të reflektojnë shoqërinë në të cilën jetojmë”.
Organizatorët britanikë u përgjigjën se ishin “të përkushtuar për të zhvilluar shfaqjen” dhe njoftuan një konsultim, duke zbuluar përfundimisht ndryshimet muajin e kaluar. Tom March, bashkë-president i Polydor Records, i cili është kryetari i këtij viti në organizimin e Brit Awards, tha: “Është e rëndësishme që britanikët të vazhdojnë të evoluojnë dhe të synojnë të jenë sa më gjithëpërfshirës që të jetë e mundur”.
Ekzistonte rreziku që heqja e çmimeve gjinore, do të sjellte kategorit të reja të përziera të anuar drejt burrave, të cilët kanë dominuar me çmime disa ceremoni çmimesh që janë mbajtur së fundmi – por më shumë artiste solo femra dhe grupe janë nominuar këtë vit se në çdo kohë në të kaluarën.
Në mesin e të nominuarve ka disa artistë të njohur të suksesshëm – Dua Lipa kandidon për çmim në kategoritë pop/R&B dhe “Kënga e vitit”, pavarësisht se ka publikuar shumë pak muzikë të re. Këngëtarja pop nga South Yorkshire, Self Esteem, është nominuar për çmimin “Artisti/ja më i/e mirë”.
Ka një gamë të larmishme artistësh në garë për grupin e vitit, duke nisur nga fituesit e katërfishtë të këtij çmimi ndër vite, Coldplay, si dhe grupet: Wolf Alice, London Grammar dhe Little Mix.
Kjo është lista e plotë e nominimeve në Brit Awards 2022:
Artisti/ja i/e vitit
Adele
Dave
Ed Sheeran
Little Simz
Sam Fender