Mbrëmë në Prishtinë, pas mesnatës, më saktë rreth orës 00:10, ndodhi një aksident i rëndë trafiku, transmeton Kosova Post.
Për rrjedhojë, gjashtë persona janë lënduar si pasojë e këtij aksidenti të ndodhur në mes dy veturave në lëvizje në afërsi tek Katedralja në Prishtinë.
Personat e lënduar nga ky aksident janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Kurse zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar rastin duke theksuar se policia tashmë po merret me rastin.
“Sot rreth orës 00:10, në udhëkryqin pranë Katedrales në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 6 persona. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret policia e trafikut.