Opozita, tash e një kohë, është duke e etiketuar Qeverinë e Kosovës, përkatësisht Kryeministrin Albin Kurti, si një personalitet që nuk ka pasur lidhje me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), transmeton Kosova Post.
Hiç më larg se në seancën e djeshme, Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, e cilësoi atë si një viktimë të regjimit serb.
Por sot, Shkëlzen Gashi, ish këshilltar politik i Kurtit, i ka publikuar disa dokumente ku figuron emri i Albin Kurtit, në cilësinë e sekretarit të zyrës së UÇK-së.
“Këtu janë faqet e para të transkripteve të pesë konferencave për shtyp, të mbajtura në selinë e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës në Prishtinë, para dhjetëra gazetarëve vendorë e të huaj, nga sekretari politik i Zyrës së Përfaqësuesit të Përgjithshëm Politik të UÇK-së, Albin Kurti: 12 janar 1999, 19 janar 1999, 26 janar 1999, 9 shkurt 1999 dhe 16 shkurt 1999.
Rreshti i dytë, qetësi tash!” – ka shkruar Gashi.
Për më shumë, shihni dokumentet: