Dy ish krerët e OVL – UÇK-së, Nasim Haradinaj e Hysni Gucati, janë duke u gjykuar në Hagë, transmeton Kosova Post.
Gjykimi ndaj krerëve të Organizatës Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), ka nisur sot.
Ata akuzohen për:
“Për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë dhe administratës publike dhe vepra penale kundër rendit publik, të ndëshkueshme në bazë të Kapitujve II, XXXI, dhe XXXII të Kodit Penal të Republikës së Kosovës nr.06/L-074 (2019) (“KPK”) dhe neneve 15(2) dhe 16(3) të Ligjit, sikurse shtjellohet në vijim ” – thuhet ndër të tjera në aktakuzën e plotë të publikuar nga Zyra e Prokurorit Special (ZPS).
Aktakuza i ka 19 faqe dhe është e qasshme për secilin që është i interesuar të dijë rreth rastit në fjalë.
Për më shumë, klikoni KËTU!