Detaje tronditëse janë përshkruar në aktakuzën e ngritur kundër Dardan Krivaqes dhe Arbër Sejdiut nga Prokuroria Themelore e Ferizajt për vrasjen e 18-vjeçares Marigona Osmani, ndodhur në gusht të vitit 2021.
Raporti i autopsisë ka konstatuar se nga goditjet e shumta, 18-vjeçarja ka pësuar politraumë – lëndime të shumëfishta. Ku vdekja është shkaktuar menjëherë nga asfiksia mekanike si dhe shoku hemorragjik dhe traumatik.
Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu që nga gushti i vitit të kaluar ndodhen në paraburgim si të dyshuar për vrasjen e vajzës 18 vjeçe, Marigona Osmani nga Ferizaj. Ndërkohë, Krivaqës i është shtuar edhe vepra penale “dhunimi” dhe Sejdiut ndihmë në kryerjen e dhunimit.