Buckingham Palace ka publikuar një foto të parë zyrtare të mbretit Charles III dhe bashkëshortes Mbretëreshë Camilla, së bashku me trashëgimtarin e fronit William dhe Princeshën e Uellsit Kate.
Fotografia shënon fundin e periudhës së zisë për vdekjen e Elizabeth II dhe zyrtarisht vendos William dhe Kate në zemër të monarkisë, sipas raporteve të mediave britanike.
Fotoja, sipas Daily Mail, daton në prag të varrimit.