Organizata Admovere (Transitional Justice, Education, Peacebuilding), ka njoftuar se tashmë libri “Sërbia tjetër”, me fragmente artikujsh e intervistash të intelektualit serb Bogdan Bogdanović, mund të blihet në libraritë e Prishtinës, shkruan Kosova Post.
“Në këtë vëllim në tri gjuhë (shqip, sërbisht e anglisht), të titulluar ‘Sërbia Tjetër’, të botuar nga ADMOVERE e me mbështetje nga KFOS-i, i kemi përfshi fragmentet nga artikujt dhe intervistat e më të spikaturit intelektual sërb, arkitektit Bogdan Bogdanović [1922–2010], në të cilat ky flet mbi shkeljet brutale të të drejtave të shqiptarëve në Kosovë gjatë viteve ‘90. Veç këtyre, me rëndësi të veçantë e pamë përfshirjen e fragmenteve në të cilat Bogdanović shpalos mendime mbi pavarësinë e Kosovës dhe raportet e saj me Sërbinë, por edhe mbi raportet shqiptaro-sërbe përgjithësisht” – thuhet ndër të tjera në njoftim.
Ky është njoftimi i plotë: