Presidenti francez Emanuel Macron u qëllua dje gjatë një vizite zyrtare në departamentin e Drome në Francën juglindore dhe një video e re e postuar në mediat sociale shpërfaqë tjetër pamje të sulmit ndaj Macron, transmeton Kosova Post.
Videoja, paraqet se si presidenti francez vrapon drejt qytetarëve me një maskë mbrojtëse në fytyrë, të shoqëruar nga dy persona të sigurimit. Macron i afrohet mbrojtëseve (pengesave)i derisa shihet duke përshëndetur njërin nga njerëzit e mbledhur aty i cili më pas tentoi ta godasë me shuplakë.
I shqetësuar, Macron largohet nga turma nga pjesëtarët e sigurimit dhe e dërgojnë atë drejt makinës.
Derisa truproja kishte në mbrojtje presidentin Macron dhe e dërgoi atë në makinë, pjestarët tjerë të sigurimit shihet se si arritën ta ‘paralizojnë’ qytetarin dhe ta shtrijnë për tokë.
Menjëherë pas kësaj, personin që e goditi presidentin Macron e arrestoi dhe e dërgoi në stacionin policor./Kosova Post/