Punëtorja e aeroportit vjedh paratë nga çanta e pasagjerit, pamje nga kamerat e sigurisë (Video)

Punëtorja e aeroportit vjedh paratë nga çanta e pasagjerit, pamje nga kamerat e sigurisë (Video)

Një punëtore e sigurisë së aeroportit vodhi para të gatshme në vlerë prej rreth 500 euro nga çanta e një pasagjeri, vetëm pak sekonda para se ai të kalonte një makinë me rreze x.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Busakorn Somkwamdee, 26 vjeç, e cila u kap nga kamerat e sigurisë duke hapur çantë, e cila ishte vendosur në një shportë në një rrip transporti.

Ajo pastaj me shpejtësi nxjerr një pako të madhe me para dhe e “rrëshqet” në xhepin e saj – pavarësisht se një pasagjer qëndronte pranë saj në atë kohë.

Por pasagjeri i tmerruar – një kinez – kontaktoi menaxherët e aeroportit kur vuri re se paratë i mungonin ndërsa ishte ulur në sallën e nisjes në aeroportin Suvarnabhumi në Bangkok, Tajlandë.

Punonjësja, e cila kishte punuar në aeroport për dy vjet, u intervistua nga policia dhe u pezullua pasi pranoi vjedhjen.