Gjatë ditës së sotme një qytetar nga Mitrovica ka hipur mbi objektin e komunës, duke tentuar të vetëhidhet nga ajo lartësi, shkruan Kosova Post.
Dëshmitarë okulare të rastit në fjalë tregojnë se ai i dëshpëruar me gjendjen e tij sociale dhe me shtetin për shkak të mos pergjegjësisë shtetotre ka marrë edhe këtë hap drejt vetëvrasjes.
Ai mësohet se thirrjet e tij deri sa ishte ngjitur në objektin e komunës ai bërtiste “shteti nuk po kujdeset për ne, nuk më kanë maru shtëpinë që 20 vjet, s’më duhet jeta”.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur policia dhe zjarrëfikësit, ndërsa pas shumë përpjekjeve policia dhe zjarrëfikësit kanë arritur ta shpëtojnë atë duke e shoqëruar për trajtim në Qendrën Mjekësore.
Sipas dëshmitarëve të rastit, burri që deshi të vetëvritet është i moshës rreth të 40-tat, por identiteti i tij nuk dihet ende./KosovaPost/