Zv/presidenti amerikan Mike Pence u ka bërë thirrje protestuesit të largohen nga ndërtesa e Kapitolit. Ashtu si presidenti Trump, ai u bëri apel demostruesve që të respektojnë forcat e Përforcimit të Ligjit dhe të largohen nga ndërtesa.
“Dhuna dhe shkatërrimi që po ndodhin në Kapitolin e SHBA duhet të ndalen, dhe duhet të ndalen tani. Kushdo i përfshirë duhet të respektojë oficerët e Zbatimit të Ligjit dhe të largohen menjëherë nga ndërtesa, “shkroi Pence në Twitter.
Zv/presidenti vijoi më tej: “Protesta paqësore është e drejta e çdo amerikani, por ky sulm ndaj Kapitolit tonë nuk do të tolerohet dhe ata që janë të përfshirë do të ndiqen penalisht në masën më të plotë të ligjit.”