Një shtëpi është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë.
Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin.
Nga Policia e Kosovës u bë e ditur se si pasojë e zjarrit për fat të mirë nuk ka të lënduar përveç dëmeve materiale.
“Rreth orës 07:30 është marrë informata për një zjarr në një shtëpi në rrugën ‘Robert Doll’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale”, thuhet në përgjigjen e PK-së.i.o.