Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Rusofilët në Kuvendin e Serbisë

    Instituti për Çështje Evropiane: Gjysma e qytetarëve në Serbi mendojnë se Kosova është e humbur

    Komunat ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

    Punime në rrjet, këto vende do të mbesin pa rrymë

    Kërcënimi me vrasje ndaj Dick Martyt, politikani zviceran thirrje Vuçiqit: Ndaloni nxitjen e dhunës dhe urrejtjes

    Kush ia zbuloi identitetin informatorit në rastin Dick Marty?

    DUKE E FAJËSUAR KURTIN E JO VUÇIQIN, PO IA BARTNI FAJIN KOSOVËS E JO SERBISË

    Çfarë mund të pritet nga dialogu në Bruksel – Kompromis apo raund i ri i grindjeve?

    Parashikimi i motit për ditën e nesërme

    Sot mot i nxehtë, nga e premtja priten reshje shiu

    Rënie drastike e rasteve me COVID në Kosovë 24 orët e fundit

    5,561 raste aktive me coronavirus në Kosovë

    Fuqia e Kosovës përbaIIë armiqve: 14 mijë pjesëtarë të armatosur dhe mbi 53 mijë veteranë

    Fuqia e Kosovës përbaIIë armiqve: 14 mijë pjesëtarë të armatosur dhe mbi 53 mijë veteranë

    Lajçak publikon foto me Kurtin e Vuçiqin, përgaditjet e fundit për takimin e nesërm

    Lajçak publikon foto me Kurtin e Vuçiqin, përgaditjet e fundit për takimin e nesërm

    Erdogan zhvilloi bisedë telefonike me kryeministrin izraelit

    Erdogan zhvilloi bisedë telefonike me kryeministrin izraelit

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Burra Shqipërie… “Zogu çoi në parlament këmishën time të natës me provën e virgjërisë”, – kujton Geraldina

    Burra Shqipërie… “Zogu çoi në parlament këmishën time të natës me provën e virgjërisë”, – kujton Geraldina

    Çfarë i shkruante Sami Frashëri Jeronin de Radës?

    Çfarë i shkruante Sami Frashëri Jeronin de Radës?

    Hoxha Hasan Tahsin, patriot për mbrojtjen e trojeve shqiptare

    Hoxha Hasan Tahsin, patriot për mbrojtjen e trojeve shqiptare

    Pas gjysmëshekulli, Akademia i kërkon falje për fjalimin e saj aktores indiane që e refuzoi Oscarin në emër të Marlon Brandos

    Pas gjysmëshekulli, Akademia i kërkon falje për fjalimin e saj aktores indiane që e refuzoi Oscarin në emër të Marlon Brandos

    Nafta në Shqipëri më e shtrenjta në Evropë sipas fuqisë blerëse

    Bie çmimi i karburanteve në tregun ndërkombëtar – nafta më e lirë prej kohës kur Rusia pushtoi Ukrainën

    Omer Hajami dhe Selman Rushdie

    Omer Hajami dhe Selman Rushdie

    Si shekujt e vetë-izolimit e shndërruan Japoninë në një nga shoqëritë më të qëndrueshme në botë

    Si shekujt e vetë-izolimit e shndërruan Japoninë në një nga shoqëritë më të qëndrueshme në botë

    Historia e panjohur e rusit të bardhë, Bespallov, që vuajti 7 vjet në Spaç: Kadri Hazbiu s’ia fali kurrë…

    Historia e panjohur e rusit të bardhë, Bespallov, që vuajti 7 vjet në Spaç: Kadri Hazbiu s’ia fali kurrë…

    Idetë komuniste ekzistonin shumë kohë para Marksit

    Idetë komuniste ekzistonin shumë kohë para Marksit

    Sot ” E zeza në të bardhën” shpalos planin, Abazoviq për kryeministër

    Malazezët, deri në shekullin XIX nuk e kanë mohuar origjinën shqiptare

    Në Bursën e poçarëve

    Në Bursën e poçarëve

    Shënime për kuptimin e fjalës “post-“

    Shënime për kuptimin e fjalës “post-“

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Fillimi Botë

‘Pushtues arrogantë dhe me një vetëbesim të tepruar’, një epokë e re e luftës globale

27 Qershor, 2022 08:18
në Botë, Lajme, OP / ED
‘Pushtues arrogantë dhe me një vetëbesim të tepruar’, një epokë e re e luftës globale
Share on FacebookShare on Twitter

“Ju mund të mos jeni të interesuar për luftën, por lufta është e interesuar për ju!- thoshte dikur  Trocki. Ne që jetojmë në pjesët më fatlume të botës, po e mësojmë sërish këtë leksion teksa vëzhgojmë luftimet që zhvillohen në Ukrainë.

Disa nga historitë që pamë nga ky konflikt, mund të vinin nga luftërat e zhvilluara në çdo vend në çdo kohë:pushtuesit arrogantë dhe me një vetëbesim të tepruar, rezistencë heroike e vendasve, sulme dhe kundërsulme, rrethime të egra, qytetarë të zakonshëm që rrëmbejnë armët, pushtues që kryejnë masakra ndaj civilëve.

Imazhet e ushtarëve ukrainas në llogoret e tyre, të kujtojnë Luftën e Parë Botërore. Një grua e moshës së mesme, që u përball me ushtarët e parë rusë që mbërritën në qytetin e saj, duke i mallkuar se do të linin kockat në Ukrainës, na kujton shembujt të ngjashëm nga luftërat e Trojës.

Lexo Edhe:

Ukraina kërkon të evakuojë rajonin lindor të Donetskut para dimrit

Deputeti ukrainas, me rezolutë në parlament, kërkon që Ukraina ta njohë Kosovën

Zelensky urdhëron evakuimin e banorëve nga Donetsku

Por ky është gjithashtu një konflikt i shekullit XXI-të. Ne po mësojmë më shumë rreth armëve të tilla si dronët vrasës dhe raketat termobarike. Mediat sociale po shndërrohen në një instrument lufte, pasi ukrainasit e përdorin atë për të identifikuar dhe raportuar lëvizjet e trupave ruse, dhe të dyja palët përpiqen të shpërndajnë narrativat e tyre, ku sigurisht ukrainasit janë më të aftë sesa rusët.

Kur shoh panoramën nga apartamenti im në Toronto, pyes veten se si do të dukeshin ndërtesat fqinje me dritaret e tyre të thyera dhe ballkonet e shkatërruara. Mund ta imagjinoj Ontarion Jugore, që duket si disa pjesë të Ukrainës që i shoh nëpër pamjet filmike, me llogore apo tanke ruse të shkatërruar, të rinjtë tanë me armë në duar, dhe ne të tjerët më të moshuar të strehuar nëpër bodrume.

Që të gjithë duke pyetur veten se si arritëm deri në këtë pikë. Dhe teksa shohim këtë lufte, e kuptojmë se ajo mund të përhapet dhe të përshkallëzohet lehtësisht. Rusia nuk ka sulmuar ende vende anëtare të NATO-s si Polonia dhe shtetet baltike, por Kremlini ka bërë kërcënime të forta ndaj tyre, dhe ato po bëhen më të qarta.

Lufta e Tretë Botërore, një mundësi që pak njerëz jashtë grupeve të ekspertëve ushtarakë dhe strategjikë e kanë marrë seriozisht që nga fundi i Luftës së Ftohtë, është tani objekt i një diskutimi plot ankth midis gjithnjë e më shumë njerëzve.

Arsenalet e sotme bërthamore janë të tmerrshme, me bomba shumë herë më të fuqishme se ato që u hodhën mbi Hiroshima dhe Nagasaki në 1945. Është e vërtetë që Lufta e Ftohtë përfundoi pa një luftë bërthamore midis superfuqive, por kjo ishte pjesërisht çështje fati.

Tani ne e dimë se sa afër ishim kësaj lloj lufte gjatë Krizës së Raketave Kubane të vitit 1962 dhe se si gabimet – për shembull, një kasetë trajnimi e futur në pajisjen e gabuar, apo ngatërrimi i disa tufave me zogj me raketat e armikut nga teknikët e një radari – gati e çuan njërën apo tjetrën palë në lëshimin e arsenalit të vet bërthamor.

Pas krizës kubane, Bashkimi Sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara krijuan një linjë telefonike, në mënyrë që udhëheqësit e tyre të mund të kontaktonin sa më shpejt që të ishte e nevojshme. A janë komunikimet e sotme po aq efektive? Dhe a jemi të përgatitur për gabimet apo incidentet, të cilat siç e dimë nga e kaluara, mund të nisin luftërat?

Lufta nuk kishte arsye të shpërthente në Evropë as në vitin 1914. Por vrasja e trashëgimtarit të fronit austriak në Sarajevë, i dha Austro-Hungarisë justifikimin e nevojshëm për të shkatërruar Serbinë, dhe për të vënë në lëvizje një sërë vendimesh që çuan në katastrofën e Luftës së Madhe.

Po sikur Rusia të godasë gabimisht objektivat vendet e NATO-s, apo armët nga Perëndimi të shkatërrojnë qytetet ruse? Ne jemi të tronditur nga rishfaqja e një të keqeje që mendonim se e kishim lënë pas në të kaluarën. Por lufta nuk u zhduk pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Në fakt, ka pasur një të tillë gati çdo vit që nga viti 1945.

Lufta u zhduk vetëm për ata nga ne që jetonim në pjesë paqësore të botës. Ndonjëherë ushtarakët tanë zhvillonim luftëra, por në pjesën më të madhe popujt që jetonin në Perëndim nuk u prekën drejtpërdrejt. Ndërkohë edhe lufta po ndryshonte. Shumë prej tyre ishin luftëra nacionalçlirimtare kundër një fuqie perandorake, si në Algjeri (1956–1962) apo luftërat në Indokinë (1946–1975).

Të tjerat ishin luftëra civile ose kryengritje të armatosura, si në Nigeri, Irlandën e Veriut ose Peru. Këtë fillim–shekulli ka pasur luftëra në emër të ndërhyrjes humanitare apo ndryshimit të regjimit, si në Afganistan, Irak apo Libi. Por në dallim nga gjysma e parë e shekullit XX-të ose më parë, ka pasur relativisht pak luftëra midis shteteve.

Bota iu afrua ende një lufte bërthamore në shkallë të plotë, ndonjëherë si rezultat i gabimeve të shmangshme, ndaj nuk duhet të jemi shumë nostalgjikë për Luftën e Ftohtë. Megjithatëjemi të detyruar ta pranojmë se bota jonë është bërë jashtëzakonisht e paqëndrueshme.

Armët mund të jenë më vdekjeprurëse, por sfidat për ata që duan paqen janë të vjetra. Me aq sa dimë nga historia, perandoritë e kanë përdorur luftën për t’i nënshtruar popujt, dhe janë përplasur me njëra-tjetrën. Dhe fituesit kanë marrë atë që donin, qoftë në formën e skllevërve, arit apo territorit.

Gjatë shekujve XIX-XX, ndërsa bota u globalizua dhe lufta u bë më vdekjeprurëse, fuqitë u përpoqën të vendosnin një regjim juridik global. Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit, e themeluar në vitin 1923 për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis kombeve, synonte taparandalonte luftën.

Më vonë, Pakti i Parisit i vitit 1928 i njohur edhe si Pakti Briand–Kellogg, i detyroi nënshkruesit e tij të hiqnin dorë nga lufta si “një instrument i politikës kombëtare”. Lidhja e Kombeve dhe pasardhësi i saj, Kombet e Bashkuara, ishin përpjekje më ambicioze për ta çliruar botën nga lufta.

Gjithsesi, tani po flasim për një luftë të tretë, dhe jemi dëshmitarë të një lufte pushtuese në Ukrainë. Vladimir Putin e përdor historinë për të justifikuar luftën e tij. Në botën kryesisht laike, historia është bërë edhe gjykatëse edhe një justifikim.

Kombet pretendojnë territore me pretendimin se atje kanë jetuar dikur paraardhësit e tyre, ndonjëherë edhe shekuj më parë. Në esenë e gjatë që shkroi në verën e 2021, Putin iu rikthye shtetin historik të Rusisë së Kievanit, për të argumentuar se ukrainasit dhe rusët janë një popull dhe të tillë kanë qenë gjithmonë.

Ai u referohet gjithashtu paraardhësve të tij, Pjetrit të Madh dhe Stalinit, duk shprehur keqardhje për territoret e humbura. Në duart e tij, historia është kthyer në një armë lufte.

Por tani ai duket se po e braktis përpjekjen për të krijuar një narrativë të besueshme për të mbështetur pretendimet e tij.

Rrëfimi i tij ka ndryshuar aq shumë, saqë nuk ka më kuptim. Në fillim, Kremlini dhe zëdhënësit e tij thanë se hynë në Ukrainë për të çliruar popullin e pafajshëm ukrainas nga nazistët dhe antisemitët e varur nga droga që kontrollonin qeverinë e tyre. Por javët e fundit historia ka ndryshuar.

Tani i gjithë populli ukrainas etiketohet si kriminel. Ata që i rezistojnë pushtimit rus janë nazistë, ndaj duhet të ndëshkohen dhe të reformohen. Rusia ka shkelur të gjitha normatndërkombëtare. Që nga viti 1945, ekziston konsensusi se pushtimi nuk e justifikon kurrë veten, dhe se kufijtë nuk duhet të ndryshohen me forcë, por vetëm me pëlqimin e atyre që jetojnë atje, me pranimin e fuqive më të mëdha dhe miratimin e OKB-së.

Kjo normë u shkel kur Putin aneksoi Krimenë, dhe njohu rajonet e shkëputura të Gjeorgjisë dhe Ukrainës Lindore, dhe kur Donald Trump njohu sovranitetin izraelit mbi Lartësitë Golan, të marra nga Siria në luftën e vitit 1967. Çdo shkelje e dobëson edhe më tej normën ndërkombëtare.

Në vitin 1914, evropianët mendonin se lufta ishte diçka që ata nuk do ta bënin më. Ata përfaqësonin një qytetërim shumë të avancuar, dhe vendet e tyre ishin aq të ndërthurura ekonomikisht, saqë nuk kishte kuptim të luftonin. Në vitin 1939, ata ishin më të mençur dhe më të shqetësuar për mundësinë e luftës.

Ne mund të lëvizim nga qasja jonë e vitit 1914 në 1939. Nëse po, ashtu si atëherë demokracitë, do ta gjejmë veten duke i marrë më seriozisht përgatitjet për luftë. Qeveritë dhe votuesit e tyre, duhet të bëjnë zgjedhje të vështira dhe të papëlqyeshme në lidhje me rritjen e taksave, ri-orientimin e shpenzimeve dhe garancinë që industria të prodhojë materialet e nevojshme për forcat e tyre ushtarake. Ne duhet të mendojmë më seriozisht se sa deri tani, se si ta mbështesim rendin ndërkombëtar. Mos harroni, lufta është e interesuar për ju.

Shënim: Margaret MacMillan, është një historiane kanadeze, me famë ndërkombëtare. Lektore në Universitetin e Oksfordit, dhe eksperte e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Marrë me shkurtime nga “New Statesman” – Bota.al

Etiketat: HiroshimaMargaret MacMillanpushtuesitUkraina
ShpërndajeTweet
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Lajmet e fundit

Rusofilët në Kuvendin e Serbisë

Instituti për Çështje Evropiane: Gjysma e qytetarëve në Serbi mendojnë se Kosova është e humbur

18 Gusht, 2022
Komunat ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

Punime në rrjet, këto vende do të mbesin pa rrymë

18 Gusht, 2022
Kërcënimi me vrasje ndaj Dick Martyt, politikani zviceran thirrje Vuçiqit: Ndaloni nxitjen e dhunës dhe urrejtjes

Kush ia zbuloi identitetin informatorit në rastin Dick Marty?

18 Gusht, 2022
DUKE E FAJËSUAR KURTIN E JO VUÇIQIN, PO IA BARTNI FAJIN KOSOVËS E JO SERBISË

Çfarë mund të pritet nga dialogu në Bruksel – Kompromis apo raund i ri i grindjeve?

18 Gusht, 2022
Një anije tjetër me drithëra niset nga Ukraina

Një anije tjetër me drithëra niset nga Ukraina

18 Gusht, 2022

Tjera nga rubrika

Gruaja e mbuluar, emancipim apo diskriminim?

Gruaja e mbuluar, emancipim apo diskriminim?

10:11

Pse Japonia nuk ka ushtri?

Pse Japonia nuk ka ushtri?

19:01

Shkarkohet trajneri më jetëgjatë në Premierligë

Njihet si një mysliman i përkushtuar – futbollisti ndihmon në ndërtimin e kishës që u dogj nga zjarri

23:05

Holanda dalëngadalë po ndryshon qëndrim për liberalizim e vizave

Holanda dalëngadalë po ndryshon qëndrim për liberalizim e vizave

21:18

Përfundon takimi i Këshillit të Sigurisë së Kosovës

Lajmi i fundit: Kurti në takim të përbashkët me Escobar dhe Lajçak

18:56

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

© Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

Kontakti

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2021 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH

© 2021 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.