Sergei Markov, një shkencëtar politik rus i cili është një ish-këshilltar i Vladimir Putinit, thotë se fjalimi i presidentit para popullit rus është shtyrë për nesër.
Lajmin e ka bërë të ditur në kanalin e tij zyrtar në Telegram, shkruan Skynews, transmeton kk.
Kjo duket se është konfirmuar nga një deklaratë e postuar nga redaktori i medias shtetërore ruse të lajmeve RT, Margarita Simonyan.
Putin pritej t’i adresohej sot popullit rus për herë të parë që nga 24 shkurti, kur njoftoi për pushtimin e Ukrainës.