Mediat ruse raportojnë se Vladimir Putin ka folur në telefon me homologun francez Emmanuel Macron.
Biseda u iniciua nga Franca, tha agjencia shtetërore e lajmeve Ria Novosti.
Ndërkohë, agjencia e lajmeve Interfax raporton se dy udhëheqësit diskutuan për luftën dhe paqen midis Rusisë dhe Ukrainës.
BBC thekson se deri më tani nuk ka pasur asnjë konfirmim nga qeveria franceze për këtë lajm.
Megjithatë të dy liderët kanë zhvilluar disa telefonata të gjata para dhe gjatë pushtimi rus në Ukrainë.