Presidenti SHBA-ve, Joe Biden do të takohet këtë të mërkurë në Gjenevë, me homologun e tij rus, Vladimir Putin, transmeton Kosova Post.
Ky i fundit, ka mbërritur në Zvicër, por ajo që ka marrë vëmendjen e mediave, është eskorta që do e shoqërojë presidentin.
Sapo zbret nga avioni qeveritar, Putin, e presin dy limuzina të njëjta, ndërsa mediat e huaja aludojnë se e gjitha bëhet për efekte sigurie dhe për shpërqendrim.
Vlen të përmendet se limuzina e markës Arus dhe modelit Sennat, pjesë e eskortës së Putin, njihet ndryshe si “bisha ruse”.
Ajo është 6.62 metra e gjatë dhe 2 metra e gjerë. Ka një motor 4.4 litërsh V8 që prodhon mbi 600 kuaj fuqi, për një peshë të respektueshme prej 6.5 tonë, ky automjeti i ndërtuar në një shasi kamioni.
Ndyshe siç shpjegoi më herët këshilltari i presidentit rus, Yuri Ushakov, Putini do të mirëpritet nga presidenti i Zvicrës në vilën La Grange, dhe më pas presidenti amerikan do të vijë në vilë, shkruan sputnik. Negociatat do të përbëhen nga tre pjesë.
“Së pari, do të ketë një bisedë në një format të ngushtë, pastaj negociata në një përbërje të zgjeruar, e cila do të vazhdojë: formate të ngushta, një përbërje të zgjeruar, pastaj një pushim të shkurtër, pas së cilës negociatat do të vazhdojnë. “Pas kësaj, palët do të organizojnë një konferencë shtypi, secila për presidentin e saj dhe takimi i nivelit të lartë do të përfundojë në atë,” tha Ushakov./Kosova Post/