Rusia mund të ridrejtojë lehtë eksportet e saj madhore të burimeve energjetike larg nga vendet Perëndimore.
Kështu u shpreh presidenti Vladimir Putin, i cili pranoi se sanksionet ndërkombëtare e kanë dëmtuar vendin e tij.
“Do të ritheksoj edhe njëherë se refuzimi i disa vendeve perëndimore për të bashkëpunuar normalisht me Rusinë, sa i përket burimeve energjetike, apo të paktën për një pjesë të tyre, ka goditur rëndë miliona europianë dhe shkaktuar një krizë reale energjetike, e cila në fakt është ndikuar nga Shtetet e Bashkuara. Të dyja, çmimet dhe inflacioni, janë rritur kudo.
Padyshim, edhe ne po hasim disa probleme. Por kjo krijon hapësirë për mundësi dhe opsione të reja. Kur vjen puna te nafta, gazi dhe qymyri rus, ne do të jemi në gjendje të rrisim konsumin e brendshëm dhe të stimulojmë procesimin e thellë të materialeve bruto. Gjithashtu do të shtojmë furnizimin me resurse energjetike për rajonet e tjera të botës, ku janë vërtetë të nevojshme”, tha presidenti rus./A2