Presidenti rus Vladimir Putin tha se qëndrimi i Rusisë ndaj Kosovës nuk ka ndryshuar dhe vazhdon të mbështesë Beogradin, transmeton Kosova Post.
Në takimin me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Soçi , Putin bëri deklarata për çështjen e Kosovës . “Ju e dini se qëndrimi ynë është i një natyre parimore lidhur me përpjekjet dhe hapat tona të përbashkëta në arenën ndërkombëtare, duke përfshirë ato që kanë të bëjnë me zgjidhjen në Kosovë. Qëndrimi ynë nuk i nënshtrohet konjukturës aktuale politike,” tha Putin .
Duke vënë në dukje se ata mbështesin qëndrimin e Serbisë ndaj zgjidhjes së Kosovës, Putin shprehu shpresën se situata në rajon do të zhvillohet përfundimisht në një mënyrë që t’i përgjigjet interesave të njerëzve që jetojnë atje./KosovaPost/