Rusia nuk ka qenë kurrë një burim tensioni në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, transmeton Kosova Post.
“Rusia ka marrë dhe do të marrë hapat, masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e saj”, tha Peskov, duke komentuar deklaratën e Shtëpisë së Bardhë se Rusia nuk po bën asgjë për të ulur tensionin në marrëdhëniet mes dy vendeve. Ai shtoi se Putin ishte iniciatori i bisedimeve.
“Ne duam të flasim. Besojmë se vetëm përmes bisedimeve mund të zgjidhen problemet urgjente që i kemi me bollëk”, theksoi ai.
Sipas tij, nuk ka rrezik që konsultimet ruso-amerikane për garancitë e sigurisë të ndërpriten pas bisedimeve mes presidentëve, atij të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, sonte më 30 dhjetor.
Faqja zyrtare e Kremlinit publikoi gjithashtu një mesazh urimi nga presidenti rus Vladimir Putin për homologun e tij amerikan Joseph Biden. Në urim ndër të tjera thuhet se Rusia dhe SHBA mund dhe duhet të bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive, duke bashkuar forcat përballë sfidave.
“Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, si shtete, kanë një përgjegjësi të veçantë për stabilitetin ndërkombëtar dhe rajonal dhe mund dhe duhet të bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive, duke bashkuar përpjekjet e tyre përballë sfidave dhe kërcënimeve të shumta me të cilat përballet njerëzimi”, thuhet në letër.sh.o./Kosova Post/