Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Eriksen dhe Broja në të njëjtën skuadër, klubi anglez nis punën

    Eriksen dhe Broja në të njëjtën skuadër, klubi anglez nis punën

    Shpërthimet e luftës, NEXTA: Mbi 3,000 delfinë kanë ngordhur në Detin e Zi

    Shpërthimet e luftës, NEXTA: Mbi 3,000 delfinë kanë ngordhur në Detin e Zi

    Gjenocidi i Çamërisë, plagët ende rrjedhin gjak

    Gjenocidi i Çamërisë, plagët ende rrjedhin gjak

    Vuçiq mesazh Kurtit për zgjedhjet e prillit, tregon se synon mbajtjen e tyre edhe në Kosovë

    Kurti për Washington Post: Vuçiq u zemërua kur i thashë që t’i trajtojmë reciprokisht minoritetet

    Ministri Aliu: Për studimin e fizibilitetit për hekurudhën Prishtinë-Durrës kemi ndarë buxhetin

    Linja hekurudhore Durrës-Prishtinë, Aliu: Ky projekt e kthen Shqipërinë në qendër ekonomike

    Muhamed Kallaba shpalos programin për Kamenicën: Do të bashkëqeveris me qytetarët, do ta reformoj arsimin pa i mbyllur shkollat (Video)

    Aksident në Vragoli të Fushë Kosovës, pesë të lënduar

    Ministrja e Arsimit: Nga viti i ardhshëm shkollor hyjnë në përdorim tekstet alternative

    Pas gjetjes së armëve në shkollat e Ferizajt, Nagavci ka një lutje për prindërit

    Më i miri i shtatorit, Cristiano Ronaldo çmimin e parë

    CR7 drejt Bayernit? Ylli portugez merr vendimin final

    Vetëm tre persona në protestën e sotme në veri të Mitrovicës kundër marrëveshjes për energjinë

    Vetëm tre persona në protestën e sotme në veri të Mitrovicës kundër marrëveshjes për energjinë

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Kalendari historik 8 shtator

    Kalendari historik, 24 qershor

    Ndahet nga jeta regjisorja Vjosa Berisha

    Ndahet nga jeta regjisorja Vjosa Berisha

    Kalendari historik 8 shtator

    Kalendari historik, 23 qershor

    Dua Lipa finalizon kopertinën e albumit të ri

    Dua Lipa përfundon në gjykatë

    Ndrron jetë poeti i njohur Xhevdet Bajraj

    Ndrron jetë poeti i njohur Xhevdet Bajraj

    Kalendari historik

    Kalendari historik, 22 qershor

    Trendi më i ri, unaza me GPS për të përcjellë partnerin

    Trendi më i ri, unaza me GPS për të përcjellë partnerin

    Tha ‘Më mirë të vdesësh në Rusi se në Ukrainë’, kritikohet ashpër aktorja ukrainase (Foto)

    Tha ‘Më mirë të vdesësh në Rusi se në Ukrainë’, kritikohet ashpër aktorja ukrainase (Foto)

    Kalendari historik, 27 shtator

    Kalendari historik, 21 qershor

    Presidentja Osmani nga Lituania: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, siguri për rajonin

    ‘Sunny Hill në Prishtinë’-Presidentja Osmani: Mirë se vjen në shtëpi Dua Lipa!

    Festivali Sunny Hill mbetet në Kosovë, reagon Dua Lipa

    Festivali Sunny Hill mbetet në Kosovë, reagon Dua Lipa

    Kalendari historik, 27 shtator

    Kalendari historik, 20 qershor

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Fillimi Botë

Putini po ravijëzon botën, por jo ashtu siç do të dëshironte ai (Foto)

4 Prill, 2022 13:38
në Botë, Lajme
Putini po ravijëzon botën, por jo ashtu siç do të dëshironte ai (Foto)
Share on FacebookShare on Twitter

Lexo Edhe:

Ushtarët ukrainas tërhiqen nga Severodonetsk që është prioriteti kyç i Putinit

Raketa e Putin dështim spektakolar, në nisje kthehet 360 gradë për të hedhur në erë po vetë ushtarët rusë (Video)

Kina dhe Rusia kritikojnë ashpër Perëndimin

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka ndryshuar botën. Epoka e sigurisë ka përfunduar dhe ne po jetojmë në një moment të rrallë historik, që mund të transformojë të ardhmen e Evropës.

Në fund të vitit 1989, popujt e Evropës Lindore filluan të ngriheshin në revolta për të rrëzuar diktaturat e tyre. Muri i Berlinit ishte shembur dhe një Evropë e ndarë po bëhej sërish e plotë. Në Pragë, dramaturgu disident, Vaclav Havel, i bërë thirrje për kryengritje një turme prej 400 000 vetash… atë mbrëmje, regjimi komunist ra dhe brenda disa javësh, Havel u bë president i një shteti të ri demokratik.

Kjo botë që lindi nga revolucionet popullore, “mori fund” kur Putini urdhëroi forcat ruse të hynin në Ukrainë. Kancelari gjerman, Olaf Scholz, e quajti këtë moment një “zeitenwende” (pikë kthese). Kthesë që menjëherë u shënua në historinë e kontinentit të vjetër.

Vaclav Havel në sheshin Wenceslas, Pragë, 24 nëntor 1989
 
Quentin Sommerville, një nga reporterët e BBC-së, më me përvojë për luftën, gjendet në Ukrainë që prej nisjes së luftës dhe ka një mendim të qartë për atë çka po ndodh. “Nëse këto taktika që Rusia po përdor, nuk janë të njohura për ju, atëherë nuk i keni kushtuar vëmendje.”

Po qeveritë e botës demokratike sa vëmendje i kanë kushtuar regjimit të Putinit?

Kanë kaluar dy dekada që kur Putin dërgoi trupa në Gjeorgji, duke pretenduar se po mbështeste rajonet e shkëputura që kërkonin pavarësi. Më vonë, ai dërgoi spiunë në qytetet britanike të armatosur me agjentë nervorë, për të vrarë rusët e mërguar.

Në vitin 2014, ai pushtoi Ukrainën Lindore dhe aneksoi Krimenë. Pavarësisht gjithë kësaj, Gjermania dhe pjesa më e madhe e BE-së, jo vetëm që nuk vepruan, por gjithnjë e më shumë e gjeten veten të varur nga gazi rus. Një vit pas aneksimit të Krimesë, ata madje miratuan ndërtimin e një gazsjellësi të ri, Nord Stream 2, për të rritur furnizimet.

Nga ana tjetër, Mbretëria e Bashkuar ka qenë shtëpia e shumë oligarkëve rusë, të cilët kanë pastruar paratë e tyre, kanë blerë rezidenca luksoze në Londër, si dhe janë shoqëruar me politikanët duke financuar fushatat e tyre. Pak pyetje janë bërë se nga kishte ardhur pasuria e tyre e madhe, e fituar kaq papritur.

Gazsjellësi Nord Stream 2, pranë Lubmin, Gjermani

Pra demokracitë perëndimore nuk i kanë kushtuar vëmendje kërcënimit që rritej në kufirin e tyre lindor, teksa Putini është dukur i kënaqur dhe i qetë në pozicionin e tij.

Së pari, ai besonte se Perëndimi ishte në rënie të vazhdueshme, i dobësuar nga ndarjet e brendshme. Zgjedhjen e Donald Trump dhe Brexit në Angli, ai i pa si provë të kësaj përçarjeje. Rritja e qeverive autoritare të krahut të djathtë në vende si Polonia dhe Hungaria, ishte dëshmi e mëtejshme e shpërbërjes së institucioneve liberale. Tërheqja e SHBA-së nga Afganistani, ishte gjithashtu provë e një fuqie në rënie që po tërhiqej nga skena botërore.

Së dyti, Putini refuzoi të besonte se një seri kryengritjesh demokratike në ish-Republikat Sovjetike: Gjeorgji (2003), Ukrainë (2004-2005) dhe Kirgistan (2005), mund të ishin shprehje të vullnetit popullor. Këto shtete kishin për qëllim largimin e qeverive të korruptuara pro-Moskës, por Kremlinit i dukej se këto ishin vepra të agjencive të huaja të inteligjencës, veçanërisht amerikanëve dhe britanikëve.

“Rusia nuk fillon luftërat, ajo i përfundon ato”, lexon një poster, Krime, 10 mars

Së treti, lideri rus, Vladimir Putin, nuk ka arritur të kuptojë saktë forcat e tij të armatosura dhe ecurinë e luftës. Ajo që ai kishte parashikuar dhe planifikuar, se ky “operacion special ushtarak” do të përfundonte brenda pak ditësh, po dështon. Paaftësia ushtarake e Rusisë ka habitur shumë ekspertë perëndimorë të sigurisë. Kjo sjell në kujtesë një lufte më të vogël, por gjithsesi shkatërruese, në ish-Jugosllavi. Në vitin 1992, nacionalistët serbë nisën një luftë për të shkatërruar shtetin e Bosnjës që sapo ishte shpallur i pavarur. Ata argumentuan se identiteti boshnjak ishte fals, se shtetësia boshnjake nuk kishte legjitimitet historik, dhe se Bosnja ishte në të vërtetë pjesë e Serbisë. Është pikërisht kjo pikëpamja e Putinit për Ukrainën.

Një ushtar i forcave speciale boshnjake dhe civilë nën rrezikun nga snajperët serbë, Sarajevë, 6 prill 1992

Ashtu si Rusia sot, forcat serbe asokohe kishin epërsi ndaj boshnjakëve që gjithsesi shfaqën një rezistencë të pathyeshme, duke mbrojtur vendin për gati katër vjet. Ka një vendosmëri të ngjashme tek të rinjtë që dalin vullnetarë për të mbrojtur sot Kievin. Gjendur në një situatë jo të mirë, serbët i rrethuan, i bombarduan, i ndërprenë ujin, gazin dhe energjinë. Gjë që tashmë po ndodh edhe në Mariupol. Rrethoni një qytet dhe ndërprisni furnizimin me ujë, me energji dhe nevoja bazike. Ç’mund të ndodhë? Menjëherë, ushqimi mbaron. A është kjo ajo që rusët synojnë për Mariupolin, për Kharkivin, për Kievin? Për t’i izoluar ata, “të vdesin urie” deri në nënshtrim?

Radha për ushqim të racionuar gjatë rrethimit të Sarajevës, 1992

Në vitin 1994, teksa Ballkani vlonte në konflikte dhe në luftëra, pjesa tjetër e Evropës Lindore po shikonte nga e ardhmja. Çdo komb ishte i etur për të qenë pjesë e një Evrope të pavarur e sovrane. Por nuk ishte ende e sigurt se cili shtet do të lejohej të bashkohej me NATO-n. Kishte një debat, në atë kohë, nëse një bllok i tretë sigurie duhet të formohej nga vendet e sapoçliruara të Evropës Lindore, për të vepruar si një hendek midis NATO-s dhe Rusisë. Megjithatë, këto vende duket se nisën të kërkonin me ngulm anëtarësimit në NATO.

Nën udhëheqjen e presidentit Bill Clinton, SHBA-ja vazhdoi të zgjeronte NATO-n. Presidenti rus, Boris Yeltsin, i cili e shihte veten si një aleat besnik të Clinton-it, thuhet se u zemërua kur zbuloi se NATO, po planifikonte të pranonte anëtarë të rinj pa u konsultuar me Moskën.

Rusia “një shtet me karakter të dyfishtë”

Mbretëria e Bashkuar dhe Franca kishin pushuar së qeni fuqi perandorake pas Luftës së Dytë Botërore – siç kishte bërë Austria pas Luftës së Parë Botërore. Në Turqi, Kemal Ataturku kishte ndërtuar një republikë moderne laike evropiane, një shtet turk, pasi Perandoria shumetnike Osmane ishte mposhtur dhe copëtuar në 1918. A mund të bënte Boris Yeltsin të njëjtën gjë, të ndërtonte një shtet-komb modern rus, në paqe me fqinjët e tij sovranë, mbi “rrënojat” e Perandorisë Sovjetike? Në fillim të viteve 1990, ai nisi eksperimentin e tij, në përpjekje për të kthyer një fuqi perandorake në një shtet demokratik. Por për ta kthyer një ekonomi të komanduar nga shteti në një sistem të tregut të lirë, rezultoi katastrofike. Një elitë e vogël u bë jashtëzakonisht e pasur duke plaçkitur asetet e industrive kryesore – veçanërisht naftën dhe gazin. Ekonomia u shemb, rubla humbi dy të tretat e vlerës së saj në një muaj dhe inflacioni arriti në 80%.

Presidenti i SHBA George HW Bush me Boris Yeltsin në Maryland, 1992

Pas një dështimi të tillë, ku një grup i kriminalizuar u bë shumë i pasur, e pjesa tjetër u varfërua edhe më, Rusia përfundimisht do t’i rikthehej tipit të udhëheqjes me një këmbë në demokraci dhe një në sundimin autoritar. Ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Zbigniew Brzezinski, tha se Rusia mund të ishte një demokraci ose një perandori, por nuk mund të ishte të dyja. Stema ruse, shqiponja dykrenore, duket sikur sheh herë nga lindja e herë nga perëndimi. Historia e ka tërhequr Rusinë në drejtime të kundërta – shteti kombëtar demokratik në një drejtim, pushteti perandorak dominues në tjetrin.

Radhë në një bankë ruse, Moskë, shtator 1998

Po të shkoni në Shën Pjetërburg do të shihni një aspekt tjetër të këtij karakteri të dyfishtë. Një qytet i shekullit të 18-të, me arkitekturë tipike të iluminizmit evropian. Nën udhëheqjen e carëve, ishte kryeqyteti i perandorisë. Pas Revolucionit Rus të vitit 1917, bolshevikët vendosën Moskën si kryeqytet dhe pushteti u tërhoq pas mureve të larta e të ngritura të Kremlinit. Është arkitektura e mbrojtjes, e dyshimit, madje edhe e frikës…

Shën Pjetërburg, Rusi
Kremlini në Moskë

Lufta në Ukrainë do të ravijëzojë një hartë të re ekonomike

Putin nuk e konsideron Ukrainën si një vend fqinj, por si tokën kufitare të vetë Rusisë  dhe ai dëshiron që ajo të kthehet në vatrën ruse. Çfarë do të duhej për ta bërë këtë? Si mund të nënshtrohet një komb që ka bërë një rezistencë kaq të unifikuar?

E para është gjendja e forcave të tij të armatosura. E dyta është qëndrueshmëria e mbrojtjes së Ukrainës. A priste vërtet Putini që populli rusishtfolës i Ukrainës t’i mirëpriste trupat e tij si çlirimtarë? A besonte ai vërtet se kryengritja e 2014-s, e cila zëvendësoi qeverinë pro-Moskës me një qeveri të orientuar drejt Perëndimit, ishte e gjitha një komplot perëndimor?

Gabimi më i madh i tij ka qenë nënvlerësimi i vendosmërisë së Perëndimit. Gjermania, së bashku me pjesën tjetër të botës demokratike, tani do të veprojë për t’i dhënë fund varësisë së saj nga gazi rus. Projekti Nord Stream 2 është pezulluar, megjithëse nuk është hequr ende. Ne po shohim një ravijëzim të hartës së shpërndarjes globale të energjisë, që synon të përjashtojë Rusinë. Sanksione ekstreme janë vendosur ndaj Rusisë, por të gjitha shtetet do të preken. Ky është kthimi i ri i ekonomisë së globalizuar që pas përfundimit të Luftës së Ftohtë.

Një tank i shkatërruar rus në Ukrainë, 26 shkurt

Shumë gjëra do të varen nga mënyra se si Kina do të negociojë këtë peizazh të ri. Kina dhe Rusia janë të lidhura nga antipatia e tyre e përbashkët ndaj fuqisë amerikane dhe bindja e tyre se kërcënimi më i madh do të vinte nga një perëndim i bashkuar. Kina nuk do që Putini të dobësohet, apo Perëndimi të forcohet. Megjithatë, ky duket të ketë qenë efekti që ka pasur lufta në Ukrainë.

Disa vëzhgues të Kinës, besojnë se Pekini do të përpiqet të sfidojë dominimin e dollarit, duke krijuar një zonë të veçantë “juan”, si një hapësirë ​​alternative në ekonominë globale që mund të mbrohet nga çdo përpjekje e ardhshme e SHBA-së për të sanksionuar Kinën. Prandaj, lufta e Putinit mund të ripërcaktojë hartën e re financiare ndërkombëtare. Por mbi të gjitha, kjo është një luftë që vendos demokracitë e botës kundër regjimeve autoritare.

Vladimir Putin dhe udhëheqësi kinez Xi Jinping takohen në Pekin, shkurt 2022

Helsinki kundër Jaltës

Studiuesi i Oksfordit, Timothy Garton Ash, thotë se këto dy pikëpamje të botës, demokratike dhe autoritare, mund të shprehen në formë të shkurtër me dy fjalë – Helsinki kundër Jaltës. Në Jaltë në vitin 1945, Stalini, Roosevelt dhe Churchill skalitën Evropën e pasluftës në “sferat e ndikimit” – pjesën më të madhe të Evropës Lindore në Rusi dhe Perëndimin në aleancën transatlantike. “Helsinki”, në të kundërt, përshkruan një Evropë të shteteve të pavarura sovrane, secila prej të cilave është e lirë të zgjedhë aleancat e veta. Kjo doli nga Akti Final i Helsinkit i vitit 1975 dhe gradualisht evoluoi në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë. Mbrojtësit e Ukrainës po luftojnë për Helsinkin. Putini ka dërguar trupat e tij për të imponuar një version modern të Jaltës – i cili do të shkatërronte pavarësinë e Ukrainës dhe do ta linte atë nën dominimin rus dhe pa e lejuar të bëhet pjesë e NATO-s. Por presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka sinjalizuar gatishmërinë për të bërë kompromis mbi parimet e Helsinkit, duke rënë dakord të braktisë ambicien e Ukrainës për t’u bërë anëtare e NATO-s.

Konferenca e Jaltës, nëntor 1943

“Fat. Ne patëm fat!”

Bota ka përjetuar disa herë terrorin e kërcënimit të asgjësimit bërthamor. Konflikti i tanishëm ka rikthyer sërish atë frikë. Putin ka paralajmëruar se në rast se ekzistenca e kombit të tij vihet në rrezik, ai do të përdorë arsenalin bërthamor të Rusisë. Kjo e bën këtë momentin më të rrezikshëm që nga kriza e raketave Kubane të vitit 1962.

Bashkimi Sovjetik dërgoi raketa bërthamore tek aleati i tij, Kuba. SHBA-ja mblodhi një flotë anijesh për të kryer një pushtim të ishullit nga deti. Ajo që amerikanët nuk e dinin është se sovjetikët nuk kishin vetëm raketa strategjike me rreze të gjatë. Ata kishin gjithashtu raketa bërthamore më të vogla taktike, të ashtuquajturat armë bërthamore të fushëbetejës. Sekretari i atëhershëm amerikan i Mbrojtjes, Robert McNamara, e mori vesh këtë vetëm kur arkivat sovjetike u hapën në vitin 1991. Vetëm atëherë ai e kuptoi se sa i ishte afruar bota katastrofës.

Kriza e raketave kubane

Në një film të mrekullueshëm të quajtur “Mjegulla e Luftës: Njëmbëdhjetë mësime nga Jeta e Robert McNamara”, ai shpjegoi se si bota kishte shmangur shkatërrimin e vetvetes. Ishte diplomaci e aftë? Udhëheqje e mençur?

“Fat”, tha ai. “Ne patëm fat!”A2CNN.

Etiketat: BotaRusiaUkrainaVladimir Putin
ShpërndajeTweet
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Lajmet e fundit

Eriksen dhe Broja në të njëjtën skuadër, klubi anglez nis punën

Eriksen dhe Broja në të njëjtën skuadër, klubi anglez nis punën

24 Qershor, 2022
Shpërthimet e luftës, NEXTA: Mbi 3,000 delfinë kanë ngordhur në Detin e Zi

Shpërthimet e luftës, NEXTA: Mbi 3,000 delfinë kanë ngordhur në Detin e Zi

24 Qershor, 2022
Gjenocidi i Çamërisë, plagët ende rrjedhin gjak

Gjenocidi i Çamërisë, plagët ende rrjedhin gjak

24 Qershor, 2022
Vuçiq mesazh Kurtit për zgjedhjet e prillit, tregon se synon mbajtjen e tyre edhe në Kosovë

Kurti për Washington Post: Vuçiq u zemërua kur i thashë që t’i trajtojmë reciprokisht minoritetet

24 Qershor, 2022
Ministri Aliu: Për studimin e fizibilitetit për hekurudhën Prishtinë-Durrës kemi ndarë buxhetin

Linja hekurudhore Durrës-Prishtinë, Aliu: Ky projekt e kthen Shqipërinë në qendër ekonomike

24 Qershor, 2022

Tjera nga rubrika

‘Përshëndetje vëllazërore’ Kryeministri Kurti me nderime të larta pret kryeministri Rama

‘Përshëndetje vëllazërore’ Kryeministri Kurti me nderime të larta pret kryeministri Rama

10:21

Disa lirohen e disa shtrenjtohen, kaq po shiten sot produktet bazike në Kosovë

Disa lirohen e disa shtrenjtohen, kaq po shiten sot produktet bazike në Kosovë

12:28

Rusia rrezikon konfliktin e drejtpërdrejtë me SHBA-të në Siri

18:21

E fejuara e re e Ballack është shoqja e të birit, që humbi jetën në një aksident

E fejuara e re e Ballack është shoqja e të birit, që humbi jetën në një aksident

22:05

Kurti: Kemi rritje ekonomike mbi 10 për qind, i kemi shtuar 25 mijë vende pune

Kurti: Kemi rritje ekonomike mbi 10 për qind, i kemi shtuar 25 mijë vende pune

22:51

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

© Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

Kontakti

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2021 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH

© 2021 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.