PyeongChang 2018, Gjermania kryeson me medalje të fituara

PyeongChang 2018, Gjermania kryeson me medalje të fituara

Në ditën e pestë të edicionit të 23-të të Lojërave Olimpike Dimërore, Gjermania deri më tani ka fituar shtatë medalje ari, dy argjendi dhe tri bronzi, duke e ruajtur kështu vendin në majën e renditjes së numrit të fituar të medaljeve.

Gjermania, e cila sot fitoi tri medalje, prej të cilave dy të arit, vazhdoi t’i prijë renditjes për nga numri i fituar i medaljeve në olimpiadën që po mbahet në PyeongChang të Koresë së Jugut me gjithsej 12 medalje, prej të cilave shtatë të arit, dy të argjendit dhe tri të bronzit, raporton aa.

Nga ana tjetër, Holanda, e cila me medalje të artë në 1000 metra në patinazh të shpejtë nga Jorien Ter Mors grumbulloi gjithsej pesë medalje ari, katër të argjendit dhe dy të bronzit, radhitet e dyta në renditje. Këto dy vende ndiqen nga SHBA-të me katër medalje ari, një argjendi dhe dy medalje të bronzit. /KosovaPost/.

You may also like

FOTOLAJM: Viçi shijon shëtitje në makinë!

Një veturë e tipit Opel Zafira, është hasur