Emisari Special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak është shprehur me tone shumë të ashpra sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën.
Hulumtuesi në Forumin Ballkanik, Samir Behariq ka rrëfyer për momentin kur ai pyeti Lajçakun se pse liderët e Ballkanit duhet t’i besojnë BE-së, duke ditur faktin se pavarësisht premtimeve, Kosovës nuk i janë liberalizuar vizat.
E përgjigja e Lajçak ishte krejt jashtë kornizave të argumentimit.
“Nëse nuk i besoni BE-së, shkoni diku tjetër”, i është kthyer Lajçak, sipas Behariq.
Mirëpo ky komunikim nuk përfundon me kaq mes Behariq dhe Lajçak.
Sipas pretendimeve të hulumtuesit në fjalë, Lajçak ka thënë se është “trend” të kritikohet BE-ja për vizat, por që sipas tij liderët e Kosovës duhet të shkojnë tek vendet që po e bllokojnë procesin dhe të shohin se si mund të ia arrijnë qëllimit.
“Tash është bërë trend të kritikohet BE-ja për liberalizimin e vizave, por liderët e Kosovës duhet të shkojnë në shtetet që po bllokojnë lëvizjen që të pajtohen”, ka vazhduar Lajçaku, derisa ka pranuar se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme, sipas Behariq.Të gjitha këto zhvillime, sipas Behariq kanë ndodhur në Forumin e Bratisllavës.
I asked @MiroslavLajcak why should the #WesternBalkan leaders trust the EU promises, taking into account the EU failed to deliver visa liberalisation to #Kosovo and accession talks with #NorthMacedonia.
His reply was abhorrent: "If you don't trust the EU, go somewhere else." 1/ pic.twitter.com/DKIPpnmwEP
— Samir Beharić (@SamBeharic) June 16, 2021