Lirije Kajtazi është njëra nga kandidatet për deputete e cila kishte drejtuar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Por në njoftimin e fundit të bërë nga PZAP bëhet e ditur se ankesa e saj është refuzuar.
PZAP theksoi se ankesa e bërë nga Lirije Kajtazi, kandidate për deputete nga subjekti politik, Lidhja Demokratike e Kosovës i paraqitur kundër vendimit të KQZ-së , ku pas kësaj kërkohej rinumërimi i votave në pesë vendvotime, është refuzuar, transmeton lajmi.net.
Nga PZAP u tha se ankesën e Kajtazit e kanë pranuar me datën 05.03.2021, ku edhe pretendohej se ka pasur parregullsi në disa pika të vendvotimeve.ln