Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, e ka akuzuar Kryeministrin Albin Kurti se ndërhyrja në veri është bërë me qëllim për ta dorëzuar këtë pjesë të republikës, transmeton Kosova Post.
“Kriminelët në veri, strukturat kriminale, kurrë nuk kanë qenë më të frikësuar se tash, prandaj nuk keni nevojë të më frikësoheni mua. Nuk dorëzohet veriu!” – tha Kryeministri Kurti, ndërsa iu përgjigj akuzës.
“Qëllimshëm i ke ndërmarrë dy veprime, me e dorëzue Veriun!” – që iu faturua nga Haradinaj.
Këto replika u shkëmbyen në pjesën për diskutime jashtë rendit të ditës./KosovaPost/