Qeni i Shtëpisë së Bardhë, Major, ka kafshuar sërish, vetëm disa ditë pasi u kthye nga trajnimi në Delaware pas një incidenti të ngjashëm në fillim të këtij muaji.
Një zëdhënës i Zonjës së Parë Jill Biden, tha se një person u pa nga personeli mjekësor para se të kthehej në punë.
Major është më i vogli nga dy qentë gjermanë të Bidenit dhe qeni i parë i shpëtimit i Shtëpisë së Bardhë.
“Ai është një qen i ëmbël”, ka thënë Presidenti Joe Biden.
Michael LaRosa, zëdhënësi i zonjës Biden, tha për incidentin e së hënës: “Major është akoma duke u përshtatur me mjedisin e tij të ri dhe ai sulmoi dikë ndërsa ishte në një shëtitje”.
CNN raportoi se një punonjës i Shërbimit të Parkut Kombëtar u kafshua në Lëndinë e Jugut dhe iu desh të ndalonte punën për të marrë trajtim. Shërbimi i Parkut Kombëtar nuk i është përgjigjur kërkesës së CNN për koment.
Të dy Major dhe Champ, qeni 13-vjeçar i Biden, u zhvendosën në shtëpinë e familjes Biden në Wilmington, Delaëare, pas incidentit të parë të kafshimit në 8 mars.
Presidenti Biden tha se Major po ambientohej me kaq shumë njerëz të rinj përreth tij./kk