Qeveria e kryeministrit bullgar Kiril Petkov u rrëzua të mërkurën me votë mosbesimi, duke e futur vendin e Bashkimit Evropian në trazira politike mes luftës në Ukrainë dhe inflacionit në rritje.
Partitë opozitare u bashkuan për 123 vota kundër 116 votave që mbështesin qeverinë e Petkov, raporton Reuters, transmeton KK.
Qeveria gjashtëmujore e Petkov është rrëzuar në një votë mosbesimi lidhur me mosmarrëveshjet mbi ekonominë dhe nëse Sofja duhet të heqë dorë nga kundërshtimi ndaj anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.