Sot, në kuadër të seancës së radhës së sesionit vjeshtor të Kuvendit të Republikës së Kosovës, shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Abelard Tahri, teksa ka komentuar marrëveshjen e Qeverisë së Kosovës me atë të Serbisë për çështjen e targave, këtë të fundit e ka kundëruar si marrëveshje që e cënon subjektivitetin e Republikës së Kosovës, transmeton Kosova Post.
Më tutje sipas Tahirit, Qeveria e Kosovës përbëhet nga njerëz të padijshëm, të ciliët po i shkakëtojnë Kosovës dëme të mëdha.
Ai posashtu tha se me legalizimin e targave ilegale serbe, Qeveria Kurti bëri hapin e parë në implementimin e Zajednicës.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka tha se vendimi i Qeverisë Kurti për reciprocitet me targa nuk është i koordinuar në me askëd në Kosovë, por as me partnerët strategjik ndërkombëtar, pas dy javësh rezultoi me një marrëveshje të dëmshme.
Tahiri tha se 21 vite pas luftës, Qeveria Kurti i legalizoi për herë të parë targat ilegale që i ka lëshuar për qytetet me shumicë serbe në Kosovë. (KM, PR, GL, UR…). “Para dy jave shou i kryeministrit që nuk zgjatën më shumë se dy javë, por ku përfunduam sot. Këto targa që lëshohen sot lëshohen nga Qeveria e Srrbisë për Kosovën. Pra kujt i paguajnë këta qytetarë taksa për këto targa, pra i paguajnë Qeverisë së Serbisë. Ky është hapi i parë që po implementoni Zajednicën, për dy dekada s’ka pasur marrëveshje më të dëmshme sesa kjo që e kemi”, tha Tahiri.
Tutje deputeti i PDK-së tha se e vetmja gjë që ka ndryshuar sot është edhe një stikers për ti marrë nga 5 euro prej qytetarëve. “Pra Vuçiq në Serbi, e Albin Kurti në Kosovë bashkë me ministrat i marrin nga 5 euro.Kjo marrëveshje është bërë nga Qeveria e Kosovës prandaj kërkojmë që të ndal këtë hap të dëmshëm, pasi po dëmton subjektivitetin tonë ndërkombëtarë.
Sipas tij, dje ishte hera e parë që pas luftës u përmend Rezoluta 1244, edhe atë falë kësaj marrëveshje. Kjo marrëveshje e cenon sovranitetin tonë dhe e ka shti Serbinë brenda. Republika e Serbisë lëshon targa për qytetarët e Kosovës, për territorin tonë. I kërkojmë këtyre ministrave të padijshëm të ndalin dëmin që po ia shkaktojnë Kosovës”, tha ai.