Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LV), Visar Korenica, ka thënë se Qeveria e Republikës së Kosovës, nëpërmjet Ministrit Armend Mehaj, ka shprehur vullnetin që t’i dalë në ndihmë popullit turk, i cili është duke u përballur me vështirësi të shumta të shkaktuara nga zjarret, raporton Kosova Post.
“Ministri i Mbrojtjes z.Mehaj përmes Cicërimës në platformën Twitter, shprehu gatishmërinë e qeverisë së Kosovës që t’ju dalë në ndihmë me të gjitha kapacitetet e mundshme popullit Turk” – ka shkruar Korenica.
“Na ndihmuan të parët me vaksina, filluan të parët fushatën për njohje të Kosovës pas skadimit të bllokadës. Është radha jonë të solidarizohemi me Turqinë në këtë kohë të vështirë për ta” – ka thënë Korenica, raporton Kosova Post.