Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen 61-të me radhë, në të cilën janë miratuar vendime dhe dokumente nga fushat e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore të Qeverisë.
Qeveria po ashtu ka ndarë edhe 70 mijë euro për shënimin e 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
“Për punën e Këshillit Organizativ për shënimin e trembëdhjetë vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës ndahen mjete financiare në vlerë prej 70. 000 (shtatëdhjetëmijë) euro”, thuhet në njoftim.
Po ashtu qeveria ka ndarë 10 mijë euro për Kalanë e Ulqinit dhe 200 mijë për Komunën e Bujanocit, për të sanimin e dëmeve nga vërshimet e fundit në këto vende.