Qeveria e Kosovës pritet të vendos sanksione të reja për mercenarët e grupit “Wagner”

Qeveria e Kosovës pritet që të vendos sanksione të reja kundër grupit të mercenarëve rus “Wagner”.

Vendimi për sanksione të reja pritet të merret në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë së Kosovës, e cila pritet të mbahet më 22 mars.

Në rendin e ditës të cilin e ka siguruar Telegrafi, vendosja e sanksioneve ndaj grupit “Wagner” është në pikën e nëntë.

“Shqyrtimi i propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 03/78, të datës 16 maj 2022, për vendosjen e masave kufizuese kundër Grupit Wagner – një entitet ushtarak privat i pa inkorporuar, me bazë në Rusi”, thuhet në pikën e nëntë.

Në këtë mbledhje pritet të shqyrtohet edhe propozim-vendimi për emërimin e Bordit të drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “Infrakos”.

Qeveria e Kosovës gjithashtu do të shqyrtojë kërkesën e MPJD-së për ndarje buxhetore për mbështetje financiare ndaj gazetarëve ukrainas dhe afganë që po operojnë në Kosovë. /Telegrafi/

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika