Ministri i Jashtëm i qeverisë talebane në Afganistan, Emirhan Muttaki, do të zhvillojë sot bisedime në Turqi me delegacionin e nivelit të lartë që e shoqëron. Bisedimet mes Turqisë dhe talebanëve, të cilët morën administrimin e Afganistanit, vazhdojnë në mënyrë periodike.
Sipas deklaratës së bërë qeveria e talebanëve: “Me ftesë të Ministrit të Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu, një delegacion i nivelit të lartë i kryesuar nga Ministri i Jashtëm Afganistanez Emirhan Muttaqi do të vijë sot në Turqi”.
Sipas informacioneve të marra nga burime diplomatike, delegacioni i kryesuar nga Muttaki u nis për në Turqi me një aeroplan nga Doha, kryeqyteti i Katarit. Muttaki, i cili pritet të mbërrijë në Turqi pasdite, do të zhvillojë bisedime me disa zyrtarë turq.
REAGIM NGA MINISTRIA E JASHTME RUSE.
Ministria e Jashtme ruse njoftoi gjithashtu se delegacioni taleban do të vijë në Rusi javën e ardhshme për “Bisedimet e Moskës” mbi Afganistanin. Bisedimet e Moskës përfshijnë gjithashtu Kinën, Pakistanin, Indinë dhe Iranin.
PËRBËRJA E DELEGACIONIT AFGAN.
– Ministri i Jashtëm Amir Khan Muttaqi
– Ministri i Informacionit dhe Kulturës Molla Hayrullah Hayrhva
– Shefi i Inteligjencës Mullah Abdulhak Vasik
– Zëvendësministri i Brendshëm Mevlevi Nur Celal Celali
– Anëtari i Zyrës Politike Mevlevi Shahabeddin Dilaver
– Përfaqësuesi i Përhershëm i Kombeve të Bashkuara Muhammed Suheyl Ahin
– Haji Mohammed Ibrahim, administrator i lartë taleban
– Zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Abdulkah’har Belhi.