Qeveria emëron drejtorin e përgjithshëm të autoritetit të Aviacionit Civil

Qeveria emëron drejtorin e përgjithshëm të autoritetit të Aviacionit Civil

Në mbledhjen e rregullt të Qeverisë së Kosovës, ministri i Infrastruktuës, Pal Lekaj, ka propozuar Eset Berishën për drejtor të përgjithshëm të autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, i cili u miratua me vota të përgjithshme nga kabineti qeveritar, shkruan Kosova Post.

“Drejtori i përgjithshëm është udhëheqës ekzekutiv i Aviacionit. Në bazë të ligjit parashihet që drejtori i përgjithshëm ta emëroj qeveria pas propozimit të ministrit të infrastrukturës. Ne kemi identifikuar dhe po prezantoj tre kandidatë: Driton Gjonbalaj, drejtor në këtë pozitë, Bajram Xhemjali- inspektor dhe Eset Berisha .Unë kam ardh në përfundim  që personi i përshtatshëm është Eset Berisha”, tha Lekaj.