Qeveria fton piktorët dhe skulptorët në konkursin për tri çmime

Qeveria fton piktorët dhe skulptorët në konkursin për tri çmime

Me rastin e shënimit të 550 vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Qeveria e Republikës së Kosovës, përkatësisht, Sekretariati i Komisionit Qeveritar në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ftojnë të gjithë artistët , si piktorët dhe skulptorët, që të marrë pjesë në konkursin e shpallur nga këto dy institucione, për të shprehur idetë dhe kreativitetin e tyre artistik, përmes pikturës dhe skulpturës, transmeton Kosova Post.

Në njoftim thuhet se duke u bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, me nr.11/24 e datës 12.02.2018, formohet Komisioni ndërministror për shënimin e 550 vjetorit të vdekjes së heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, shpall konkurs për mbështetje të të gjithë piktorëve dhe skulptorëve mbarëkombëtar, të cilët mund të shprehin idetë dhe kreativitetin e tyre artistik përmes pikturës dhe skulpturës.

Bëhet e ditur se ekspozita e pikturave bëhet bë hamamin e qytetit të Prizrenit nga data 10 qershor, deri me datë 20 qershor, të vitit 2018.

Konkursi ka karakter garues dhe shpërblyes me Çmimet e tri vendeve të para, si në pikturë ashtu edhe në skulpturë.

Kriteret për konkurrim:

Piktura

Tema e punimeve është 140 vjetori I Lidhjes së Prizrenit.

Dimensioni I tablove të pikturave nuk duhet të jetë më I madh se 120cmX100cm

Pikturat duhet të jenë të punuar në këtë vit.

Skulptura

Tema kryesore është punimi i bucetave të skulpturës të tri figurave të Lidhjes së Prizrenit, të Ymer Prizrenit, Sylejman Vokshit dhe Avdyl Frashërit.

Kompozicioni struktural i bucetave nuk duhet të jetë më I lartë se 50cm.

Bucetat e skulpturave duhet të jenë të punuara në këtë vit.

Çmimet shpërblyese për pikturat dhe bucetat e tri vendeve të para do të jetë:

Çmimi I parë 500 euro

Çmimi I dytë 300 euro

Çmimi I tretë 200 euro

Përparësi për përkrahje do të kenë veprat artistike të cilat në përmbajtjen e tyre reflektojnë me karakter:

Profesional, artistik, tematik dhe përmbajtjesor:

Stimulues, të cilat kanë për qëllim evidentimin e talenteve të rinj me ide të veçanta kreative;

Tradicional, përmes të cilave do të promovoheshin vlerat kulturore mbarëkombëtare:

Inovativ dhe kritik, të cilat me formën e përmbajtjen, frymën dhe mënyrën e realizimin e tyre, paraqesin risi për ambientin tonë krijues:

Përzgjedhja e veprave më të suksesshme do të bëhet nga juria profesionale e Sekretariatit të Komisionit Qeveritar.

Buceta e skulpturës e cila do të marrë vendin e parë, ajo do të fiton të drejtën që të realizohet në Statujë, të derdhur në bronz, në hapësirat e Kompleksit të Lidhjes së Prizrenit. Kriteret dhe kushtet për realizimin e saj, do të bëhet me marrëveshjen paraprake në mes të autorit dhe Sekretariatit të Komisionit Qeveritar.

Punimet duhet të dorëzohen më së largu deri me 31.05.2018, në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë, te Sekretariati i Komisionit Qeveritar/Kosova Post