Qeveria e Republikës së Kosovës e udhëhequr nga Kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e sotme, ka emëruar bordin e ri të drejtorëve në Post Telekomin e Kosovës, raporton Kosova Post.
Qeveria e Kosovës, mbledhjen e mbajtur sot, ka emëruar pesë anëtarë të Bordit dhe Kryesuesi i tij.
“Të emëruarit i kryejnë detyrat dhe përgjegjësitë sipas ligjit. Ky është një proces i gjatë që po përfundon sot me emërimin e këtij bordi të drejtorëve”, ka thënë kryeministri Kurti.
Këta janë emrat e të emëruarve:
Shpëtim Dobra – Kryesues
Anëtarë:
Sajmije Thaçi.
Mimoza Vila.
Florina Jerliu
Agim Muçaj.
Remzi Kelmendi.