Qeveria e Kosovës sonte do të mbajë mbledhjen e shtatë me radhë.
KlanKosova.tv merr vesh se mbledhja do të nis në ora 19:00 dhe do të diskutohet rreth masave kundër përhapjes së COVID-19.
Kujtojmë se Qeveria masat e fundit të miratuara nga Qeveria më 5 prill të cilat hynë në zbatim më 7 prill do të jenë në fuqi deri nesër (18 prill).
Jozyrtarisht KlanKosova.tv merr vesh se nga masat aktuale kufizimi i lëvizjes do të mbetet në fuqi ndërsa do të hapen qendrat tregtare dhe gastronomia.
Gastronomia dhe qendrat tregtare do të lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre në përputhje me udhëzuesin e përkohshëm për aplikimin a masave për parandalimin dhe luftimin e COVID-19.