Qeveria e Kosovës ka njoftuar përmes për takimin e kryeministrit Albin Kurti me ministrin e Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, përmes një videoje të publikuar në faqen zyrtare të Ekzekutivit në Facebook, përcjell KosovaPost.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti takoi Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu”, thuhet në përshkrimin e videos së publikuar nga Qeveria.
Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Cavusoglu paraprakisht njoftoi në Twitter për takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Cavusoglu tha se diskutoi me Kurtin se si të përmirësohet bashkëpunim.