Numri i dy i Infrastrukturës u pa me numrin një të këtij dikasteri duke inspektuar rrugët e mbuluara nga bora në mesnatën e së dielës. Më e pazakontë sesa borë e parë ishte xhaketa e Durmishit, e firmës ‘Canada Goose’. Produkti origjinal i kësaj xhakete kushton 1,600 euro. Megjithatë, Durmishi ka mohuar se e ka blerë aq, duke thënë se i ka kushtuar 100 euro.Gazeta Insajderi e ka pyetur Durmishin nëse xhaketa është origjinale apo imitim përmes një thirrje telefonike. Ai ka thënë se e ka blerë 100 euro në një butik në Fushë Kosovë.
“Këtë jakne e kom ble 100 euro në Urban Style në Fushë Kosovë, mundeni me shku me pytë sa kushtojnë këto jakne, as s’më ka interesu çfarë firme është, e kam ble m’u duk e mirë për dimën, para një kohe.
S’kom mundësi me ble jakne 2 mijë euro, edhe po t’i kisha nuk do ta kisha ble”, deklaroi ai.
Durmishi është pyetur nga Insajderi edhe për çështjen e imitimit të produktit origjinal, që përbën vepër penale, mirëpo ai ka thënë se për një gjë të tillë duhet të flasin ata që shesin këto produkte.