Pjesa më e madhe e zjarreve pranë fshatit Vilia është nën kontroll ndërsa në shuarjen e tyre janë angazhuar 461 zjarrfikës me 166 automjete dhe mbështetjen e 4 avionëve dhe 4 helikopterëve, transmeton Kosova Post.
Zjarret pranë fshatit Vilia, rreth 60 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit grek Athinë, të cilat shkatërruan një pyll me pisha dhe la shumë familje pa shtëpi, u shua sot ndërsa qindra zjarrfikës vazhduan të luftojnë për shuarjen e tyre të plotë, shkruan AA.
Zjarri që shpërtheu të hënën mbuloi një sipërfaqe prej disa mijë hektarësh, kurse të premten në mëngjes, 461 zjarrfikës punuan në shuarjen e tij, përfshirë 143 nga Polonia, me 166 automjete dhe mbështetjen ajrore të katër avionë dhe katër helikopterëve.
Ministri grek i Mbrojtjes së Qytetarëve, Michalis Chrisochoidis tha të enjten mbrëma se shumica e zjarreve kishin ulur intensitetin, por që ende nuk ishin vënë nën kontroll.
Sipas tij, zjarrfikësit u penguan për shkak të kushteve jashtëzakonisht të vështira, mungesës së rrugëve hyrëse në pyllin e dendur, temperaturat e larta dhe era që ndryshon vazhdimisht drejtimin.
Qindra zjarre shpërthyen në Greqi muajin e kaluar, pas valës më të keqe të të nxehtit që goditi vendin në tre dekada. Shkaqet e të gjitha zjarreve nuk janë përcaktuar dhe më shumë se dhjetë persona janë arrestuar nën dyshimet për zjarrvënie.