Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës i janë shtuar edhe 35 infermierë.
Kryesuesja e Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës dr. Agreta Gecaj-Gashi dhe Drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së dr. Valbon Krasniqi me rastin e nënshkrimit të këtyre kontratave infermierëve të rinj ju uruan punë të mbarë dhe suksese, derisa i inkurajuan që dijen dhe përvojën e tyre ta shfrytëzojnë maksimalisht në ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për pacientë.
Infermierët e rinj janë shpërndarë nëpër klinika të ndryshme të QKUK-së sipas nevojës dhe do të fillojnë punën nga dita e hënë.