QKUK: Sigurohet materiali për intervenime në sy

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se ka siguruar materialin e nevojshëm për një intervenim në sy, përfshirë thjerrëzat dhe materialin tjetër që nevojitet gjatë operacionit, njofton Kosova Post.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, pacientët deri tash e kanë blerë vetë, duke harxhuar qindra euro në barnatore private, kurse SHSKUK ka ndarë rreth 600 mijë euro për blerjen e materialit punues, për operacione të natyrave të ndryshme, që kryhen në Klinikën e Syve.

‘Tash, me zgjidhjen e problemit për furnizim, pacientët shërbimet do t’i marrin pa para”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.

Materiali punues do të shërbejë kryesisht për operacionet rreth problemeve me perden e syrit, segmentit të pasmë të syrit, shtypjen e syve, kanalin e lotit, kapakëve të syrit dhe për problemet e vëngërisë.

 

Të ngjajshme

Te fundit

Te tjera nga rubrika

Më të lexuarat