Kandidatja për Asamble Komunale nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, në komunën e Ferizajt, Lumnije Ferati Qorroli, ka reguar përkitazi me idenë e bujshme , ‘Super Gjyshe”, të lansuar nga bashkpartiaku i saj, Valon Ramadani. Ide kjo, që në mënyrë perfide, nga eksponent të partive kundërshtare u tentua të dekontekstualizohet duke i dhënë nota shpotie.
Duke aluduar në mpleksjen e partive rivale me krimin e hajninë, Qorrolii ka gjykuar se më i pranueshëm do të ishte një manfestim i tillë, ku zgjidhet ‘super gjyshja’, sesa ‘Super Hajni‘
‘ Më mirë ‘Super Gjyshe” , sesa “Super Hajna”! Vota e juaja, zgjedhja po e juaja! 144 Valon Ramadani për: ‘Super Rini’ ‘Super biznese te grave’ ‘Super Kopshte’ ‘Super Shkolla’ ‘Super Spital’ ‘Super Ekonomi’ ‘Super Projekte’ ‘Super Ferizaj’ Edhe për ‘Super Gjyshe’ ! Ka shkruar Qorolli në profikin e saj në Facebook.