‘Qytetarët e Veriut garancë për sigurinë e tyre kanë institucionet e vendit’

‘Qytetarët e Veriut garancë për sigurinë e tyre kanë institucionet e vendit’

Qytetarët e veriut të Kosovës garancë për sigurinë e tyre i kanë institucionet e Kosovës, ka deklaruar sonte kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Këtë e ka thënë pas deklaratës së presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, se së shpejti do të vijë në Kosovë, për të biseduar me popullin serb.

I pyetur nga KosovaPress për deklarimet e Vuçiçit, kreu i qeverisë së Kosovës ka thënë se nuk është kundër vizitave që kanë qëllime të mira, por se “nuk ka pse me u shqetësua askush për gjendjen e sigurisë të qytetarëve serb të Kosovës, vërtetët institucionet e Kosovës janë në nivel të detyrës”.

Hardinaj: Qytetarët e Veriut garancë për sigurinë e tyre kanë institucionet e vendit

“Ajo që kisha dashur të them është se situata e sigurisë në Kosovë vërtet është stabile dhe e qetë, ky është një krim makabër, por është një rast i izoluar sot. Serbët e veriut janë të qetë, jetojnë në siguri të plotë, pra është një krim që ka ndodhur, e dimë se në veri ka pasur edhe incidente të natyrave të tjera. Por, nuk ka rrezikim të sigurisë, stabilitetit dhe më tutje të gjitha njësitë relevante dhe që kanë detyra konkrete janë në veri. Çdo vizitë që me komunikua me komunitetin serb që ka qëllime të mira, ne nuk kemi qenë asnjëherë kundër, por nuk ka pse me u shqetësua askush për gjendjen e sigurisë të qytetarëve serb të Kosovës, pse vërtetët institucionet e Kosovës janë në nivel të detyrës, duke shtuar këtu faktin që kemi edhe KFOR-in që e bënë po ashtu brezin e tretë të sigurisë. Pra, në të kaluarën ka pasur vizita të zyrtarëve serb, mund të ketë edhe në të ardhmen vizita të kë tilla, por qytetarët e veriut garancë për sigurinë e tyre kanë institucionet e vendit, të Kosovës në këtë rast”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka mbledhur në një takim të jashtëzakonshëm Këshillin e Sigurisë Kombëtare, ku është biseduar për gjendjen e sigurisë në vend, pas vrasjes së kreut të Iniciativës Qytetare për Liri, Demokraci e Drejtësi në veri, Oliver Ivanoviq. /kp/.

You may also like

Rusia i bën thirrje KS-OKB-së për diskutime mbi gjendjen në Gutën Lindore

Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në Kombet e