Një grup qytetarësh në mënyrë të organizuar kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë kundër vaksinimit të detyrueshëm.
Pjesëmarrësit e kësaj proteste janë parë duke qëndruar afër njëri-tjetrit pa maska. Vetëm një numër i vogël i tyre respektuan masat anti-Covid.
Njëri ndër organizatorët tha se vendimin e Qeverisë për vaksinim do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese, pasi siç thonë ata është vendim jo legjitim.
Që nga muaji gusht, Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja për luftim të pandemisë së Coronavirusit.
Në mesin e masave është përfshirë edhe dëshmia për vaksinim kundër këtij virusi për të hyrë në klube të natës, diskoteka, dasma dhe ahengje tjera familjare. Po ashtu edhe për punonjësit e insitutcioneve publike nga e hëna duhet të posedojnë certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një dozë të vaksinës kundër Covid-19, për t’iu lejuar hyrja në ambientet e punës.
Në mungesë të dëshmisë për vaksinim, duhet të prezantohet testi negativ në Coronavirus, jo më i vjetër se 72 orë, testi antigjen jo më i vjetër se 48 orë, ose dëshmia për tejkalim të koronavirusit brenda 180 ditëve.
Më shumë nga interneti