“Ra taksa dhe Serbia harroi AKS-në dhe Ushtrinë e Kosovës”

“Ra taksa dhe Serbia harroi AKS-në dhe Ushtrinë e Kosovës”

Serbia kur përballet me Kosovën, fokusohet në një problem të ri dhe harron atë të vjetrin, ka thënë kryetari i partisë Serbia e Bashkuar, Dragan Markoviq Palma.

Sipas tij, çështja e Kosovës duhet të zgjidhet urgjentisht, në të kundërtën do të shfaqen kërkesa dhe problem të tjera.

“Kur bëhet fjalë për zgjidhjen e problemeve me Kosovën, ne gjithmonë fokusohemi në një problem tjetër të ri duke harruar të vjetrin. Më nuk po përmendet Asociacioni i Komunave serbe, madje as formimi i Ushtrisë së Kosovës. Tani në rendin e ditës janë taksat dhe natyrisht se ky është problem i madh.. . Çështja e Kosovës duhet të zgjidhet me kompromis dhe nëse nuk e zgjidhim brenda disa muajve, sërish SHBA-ja dhe 5 -6 vende të Bashkimit Evropian të do të pajtohen me shqiptarët e Kosovës për kërkesa të reja”, ka thënë Palma për tanjug, transmeton kohanet.