Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    Ja si i quan “Aljazeera” zgjedhjet e reja në Kosovë

    Këto parti kanë aplikuar deri më tani për pjesëmarrje në zgjedhje

    IHH bëri shpërndarjen e drunjve për shoqatat e dala nga lufta

    IHH bëri shpërndarjen e drunjve për shoqatat e dala nga lufta

    Varianti i ri Covid-19, Britania u ndalon hyrjen udhëtareve nga Portugalia e Afrika e Jugut

    Varianti i ri Covid-19, Britania u ndalon hyrjen udhëtareve nga Portugalia e Afrika e Jugut

    Hoti: Kurti e shndërroi Kosovën në Kore të Veriut

    Hoti: Kurti e shndërroi Kosovën në Kore të Veriut

    FSK bënë homazhe në kompleksin përkujtimor në Reçak

    FSK bënë homazhe në kompleksin përkujtimor në Reçak

    Rastet pozitive sipas komunave

    Rastet pozitive sipas komunave

    Vëllau i Jakup Krasniqit kandidon për deputet nga NISMA

    Vëllau i Jakup Krasniqit kandidon për deputet nga NISMA

    Shënohen 10 raste të vdekjeve dhe 111 raste pozitive me Covid-19 në Kosovë

    Shtatë viktima dhe 296 raste pozitive me COVID-19

    Ambasadori italian përkujton masakrën e Reçakut

    Ambasadori italian përkujton masakrën e Reçakut

  • EKONOMI
  • BOTË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Kalendari historik, 6 nëntor

    Kalendari historik,15 janar

    Butrinti thotë se ka një surprizë për fansat e tij, çfarë të presim?

    Butrinti thotë se ka një surprizë për fansat e tij, çfarë të presim?

    Si në përrallë, kjo është vila më e shtrenjtë në SHBA (Foto)

    Si në përrallë, kjo është vila më e shtrenjtë në SHBA (Foto)

    Kalendari historik, 3 dhjetor

    Kalendari historik,13 janar

    Kalendari historik, 27 tetor

    Kalendari historik, 12 janar

    ‘Toka po rrotullohet më shpejt’- Shkencëtarët raportojnë fenomenin

    ‘Toka po rrotullohet më shpejt’- Shkencëtarët raportojnë fenomenin

    Kalendari historik 8 shtator

    Kalendari historik, 11 janar

    Kalendari historik, 27 shtator

    Kalendari historik, 10 janar

    Historia e pabesueshme e 28,500 rosave plastike që ndihmuan shkencëtarët

    Historia e pabesueshme e 28,500 rosave plastike që ndihmuan shkencëtarët

    Kalendari historik, 27 shtator

    Kalendari historik, 9 janar

    Kalendari historik

    Kalendari historik,8 janar

    Burri i cili nuk e kuptoi vlerën e gruas së tij, derisa e humbi atë

    Burri i cili nuk e kuptoi vlerën e gruas së tij, derisa e humbi atë

  • OP / ED
  • VIDEO
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Fillimi Kryesore

Radman dhe Haradinaj-Stublla: Kroacia mbështet rrugën euro-atlantike të Kosovës

2 muaj më parë
në Kryesore, Lajme
Radman dhe Haradinaj-Stublla: Kroacia mbështet rrugën euro-atlantike të Kosovës
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri kroat i Punëve të Jashtme dhe i Çështjeve Evropiane, Gordan Grliç-Radman, është takuar me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporën e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, me të cilën diskutoi mbështetjen e Kroacisë për rrugën euro-atlantike të Kosovës dhe për negociatat me Serbinë, transmeton Kosova Post.

Vizita e ministres Haradinaj-Stublla te homologu i saj kroat u vlerësua si një kontribut në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore dypalëshe midis dy vendeve.

“Do të guxoja të them se Kroacia është ndoshta aleati dhe miku më i madh që Kosova ka brenda vendeve anëtare të BE-së, për të cilën jemi jashtëzakonisht krenarë”, tha Radman, duke theksuar se Kroacia ishte ndër të parat që njohu pavarësinë e Kosovës.

Lexo Edhe:

Ministrja Haradinaj në Reçak: Vendosja e drejtësisë është nderimi i vërtetë

Kroacia goditet përsëri nga një tërmet i fuqishëm

Radman përsëriti se Kroacia mbështet fuqishëm orientimin euro-atlantik të Kosovës dhe pjesëmarrjen e Kosovës në organizatat e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar.

Ai theksoi pjesëmarrjen e trupave kroate në operacionet paqeruajtëse ndërkombëtare të KFOR-it në Kosovë dhe porositi se do të vazhdojë të marrë pjesë në këtë mision për aq kohë sa është e nevojshme, si dhe të sigurojë mbështetje administrative dhe politike në proceset reformuese në këtë vend për anëtarësimin në BE.

Siç tha Radman, intensifikimi i marrëdhënieve ndërshtetërore është i mundur përmes kujdesit të mëtejshëm për pakicën kroate dhe për kompanitë kroate që veprojnë në Kosovë.

“Kroacia mbështet plotësisht dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, i cili zhvillohet nën kujdesin e BE-së dhe rezultatin e saj ne e shohim si një kontribut në stabilitetin e rajonit më të gjerë të Evropës Juglindore”, tha ai.

Me qëllim të përshpejtimit të integrimit të Kosovës në BE dhe të zbatimit të reformave të nevojshme, tha Radman, Kroacia mbështet fuqishëm liberalizimin e vizave midis BE-së dhe Kosovës.

Ndërkaq, kryediplomatja Haradinaj-Stublla, nga ana e saj falënderoi Kroacinë për mbështetjen e sistematike nga vitet e 90’ta, gjatë “agresionit të regjimit serbomadh të Millosheviçit deri më sot”, si dhe në përpjekjet për reforma që Kosova po bën në rrugën e saj euro-atlantike dhe në kundërshtimin e tentimeve për “ndarje të territorit të Kosovës sipas çelësit nacional dhe etnik”.

“Kroacia dhe Kosova po punojnë për një marrëveshje të re strategjike që do të na ndihmonte të punojmë së bashku për të forcuar sigurinë, politikën e jashtme dhe integrimin në rajon”, tha Haradinaj-Stublla.

“Nga ministri kërkova që Kroacia të ketë një rol më aktiv në dialogun që Kosova po zhvillon me Serbinë, veçanërisht për të përcaktuar qëllimin final të negociatave që zhvillohen. Për Kosovën, njohja e ndërsjellë është e vetmja zgjidhje e pranueshme përmes respektimit të integritetit territorial, shtetit unitar dhe kushtetues”, shtoi Haradinaj-Stublla.

Ajo theksoi se duhet të caktohet afati përfundimtar kohor i këtij dialogu me Serbinë, duke shtuar se po zhvillohet tashmë një dekadë.

Kryediplomatja kosovare tha se ky takim po zhvillohet në një klimë teksa disa mbrojtës të Kosovës, përfaqësues të institucioneve të këtij vendi, janë në gjykatë speciale në Hagë.

“Ata janë njerëz që kanë luftuar kundër gjenocidit dhe pastrimit etnik, nga tjetra anë në Serbi kemi ata që kanë qenë bartës të këtyre veprimeve që deri më sot nuk janë përgjigjur për to”, theksoi Haradinaj-Stublla.

Më tej, ajo po ashtu shprehu ngushëllimet e saj për viktimat në palën kroate që pësuan gjatë rënies së Vukovarit në Luftën e Atdheut.

“Siç përballet me dinjitet Kosova me këto gjykime për zyrtarët më të lartë të shtetit, i bëj thirrje Serbisë që të mos ndjekë politikë të mosndëshkimit për atë që është bërë në të kaluarën, por të punojë për pajtimin dhe stabilitetin në rajon”, tha Haradinaj-Stublla.

Në pyetjen e gazetarëve për seacën e Këshillit kroat për Siguri Nacionale (KSN) në të cilën temë ishte pozita e kroatëve në Bosnjë e Hercegovinë e zgjeruar në çështjen e kroatëve që jetojnë në të gjitha shtetet fqinje, ministri Radman porositi se pozita e kroatëve në BeH është posaçërisht e rëndësishme dhe e ndjeshme.

Radman theksoi se Marrëveshja e Dejtonit-Paris është rezultat i një marrëveshjeje midis kroatëve-boshnjakë dhe serbëve të Bosnjës dhe se bazohet në kushtetutshmërinë, barazinë dhe të drejtën e çdo kombi për të zgjedhur përfaqësuesin e tij.

“Ne jemi të shqetësuar për pozicionin e popullit kroat në Bosnjë e Hercegovinë tani, pasi ndryshime zvarritëse kanë ndodhur që nga viti 2000, duke filluar me amandamentet e Berry-it, të cilat në fakt ndryshuan ligjin zgjedhor, ku erdhi deri te ajo që kroatët nuk mund më të zgjedhin përfaqësuesin e tyre, nga nivelet më të larta të qeverisë, në Presidencën me tre anëtarë dhe në Shtëpinë e Popujve dhe qeverinë e entiteteve”, tha ai.

Radman theksoi se një “BeH e qëndrueshme, funksionale dhe e prosperuar” është e mundur vetëm nëse respektohen të drejtat e të tre popujve. (AA)

Etiketat: KroaciaMinistrja HaradinajRamadan
ShpërndajeTweet
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Lajmet e fundit

Ja si i quan “Aljazeera” zgjedhjet e reja në Kosovë

Këto parti kanë aplikuar deri më tani për pjesëmarrje në zgjedhje

15 Janar, 2021
IHH bëri shpërndarjen e drunjve për shoqatat e dala nga lufta

IHH bëri shpërndarjen e drunjve për shoqatat e dala nga lufta

15 Janar, 2021
Varianti i ri Covid-19, Britania u ndalon hyrjen udhëtareve nga Portugalia e Afrika e Jugut

Varianti i ri Covid-19, Britania u ndalon hyrjen udhëtareve nga Portugalia e Afrika e Jugut

15 Janar, 2021
Hoti: Kurti e shndërroi Kosovën në Kore të Veriut

Hoti: Kurti e shndërroi Kosovën në Kore të Veriut

15 Janar, 2021
FSK bënë homazhe në kompleksin përkujtimor në Reçak

FSK bënë homazhe në kompleksin përkujtimor në Reçak

15 Janar, 2021

Tjera nga rubrika

Konfirmohen dy rastet e para me coronavirus në Britani të Madhe

Shkon në mbi 100 mijë numri i vdekjeve në Britani si pasojë e COVID-19

19:34

Nasim Haradinaj, gjyqtarit: Drejt po të them, as nuk e kam lexu aktakuzën

​Nasim Haradinaj nuk merr pjesë në seancë, proteston për mënyrën e trajtimit në Hagë

17:48

Rastet pozitive sipas komunave

Rastet pozitive sipas komunave

15:11

Abrashi: Vitia do të bëhet me qasje në autostradën “Arbën Xhaferi”

Abrashi: Kërkesat e komunave janë të shumta, realizimi i të gjithave i pamundur

10:35

Bien temperaturat, ky është moti që do të na përcjell javën që vjen

Moti sot

08:40

© 2020 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mundësuar nga Porosit Web.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • EKONOMI
  • BOTË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • KULTURË
  • OP / ED
  • VIDEO

© 2020 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mundësuar nga Porosit Web.