Rastet kur Policia arreston persona të cilët mbajën armë pa leje apo edhe shkrepin në drejtime të panjohura, nuk janë të pakta. Një rast i tillë ka ndodhur ditën e hënë rreth orës 10:30 në fshatin Ratkoc, raporton KosovaPost.
Sipas informatave nga Policia, bëhet e ditur se në oborrin e një shkollë të mesme në fshatin Ratkoc të komunës së Rahovecit, një person ka ekspozuar një armë zjarri.
Me të dalë në vendin e ngjarjes, Policia arrin t’i sekuestrojë të dyshuarit një pistoletë me dy karikator dhe tre fishekë të cilat ishin pronë e një personi tjetër i coli posedon lejen për mbajtjen e armës.
Lidhur me rastin është njoftuar, Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari pas intervistimit të lirohet në procedurë të rregullt./KosovaPost/