Rahovec, vihet gurthemeli i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare-Emergjenca

Rahovec, vihet gurthemeli i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare-Emergjenca

Kryetari në largim i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, drejtori i QKMF-së, Jusuf Korenica, e kanë vënë sot gurthemelin për ndërtimin e objektit të ri të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare-Emergjenca (QKMF) “Fahredin Hoti” në Rahovec.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi e ka uruar drejtorin Korenica dhe stafin e tij për fillimin e punimeve për ndërtimin e objekti të ri duke thënë se ky objekt që ne sot edhe e vumë gur themelin, do të jetë modern. Për këtë objekt ju keni pasur nevojë, pasi që do të keni kushte më të mira për punë dhe sigurisht që do të rritet edhe më tutje cilësia e shërbimeve ndaj qytetarëve të cilët shërbimet do ti marrin në këtë Qendër të Mjekësisë Familjare.

Ndërsa Jusuf Korenica, drejtor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, e ka falënderuar kryetarin Vehapi, për angazhimin e tij për fillimin e punimeve për ndërtimin e objekti të ri, pasi një objekt i tillë si ky që është planifikuar të ndërtohet, do të na ofroj kushte më të mira neve si staf dhe më pastaj edhe qytetarëve të cilët shërbimet shëndetësore do të marrin këtu.

Faza e par për ndërtimin e objektit të ri të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare-Emergjenca në qytetin e Rahovecit, buxhetit të Komunës së Rahovecit do të kushtoj 298.288.42 euro./kp/

You may also like

Dyqani palestinez ndalon hyrjen e amerikanëve

Gjatë periudhës së nazizmit ishin tregtarët gjermanë ata