Që kur Borussia Dortmund është eleminuar nga Liga e Kampionëve ka nisur të shfaqet një interesim i klubeve të mëdha Evropiane sa i përket sulmuesit të kësaj skuadre, Erling Haaland, shkruan KosovaPost.
Haaland, është objektivi kryesor i shumë klubeve të mëdha europiane, mes tyre edhe Real Madrid. Gjatë verës pritet të jetë një telenovelë e gjatë, por deri atëherë Haaland, ka kohën në dispozicion për të vendosur.
Objektivi i tij mund të jetë një klub që mund t’i sigurojë, të paktën, një prani të rregullt në fazat vendimtare të Ligës së Kampionëve dhe kjo është diçka që, deri më sot, Borussia nuk mund t’ia garantojë atë.
Manchester United dhe Real Madrid janë dy skuadrat me potencialin e nevojshëm që janë në garë për shërbimet e talentit 21 vjeçar. Klauzola e tij është vetëm 75 milionë euro, edhe pse operacioni, pavarësisht ermit të skuadrës, do ta tejkalonte këtë shifër. Mino Raiola, është një dhimbje koke më shumë për çdo skuadër që do të tentojë të futet në bisedime serioze me sulmuesin norvegjez.
Për të ardhmen e Haaland ka folur edhe agjenti i tij, Mino Raiola, i cili thekson se sa i përket transferimit të Haaland ata i kanë idetë e qarta se ku mund të jetë destinacioni i rradhës i Haaland dhe se do të shikojnë cili është tregu më i mirë sipas Raiolas.
“Ne kemi menduar për dy vjet. Ne i kemi të qarta idetë se ku duhet të shkojë Erling dhe sigurisht shikojmë se çfarë ofron tregu. Unë do të isha një agjent i keq nëse nuk do ta bëja. Ne mund të ndikojmë në treg me një lojtar si Erling.”, ka thënë agjenti i Haaland për “Sport1”
https://www.facebook.com/fabrizioromanoherewego/posts/376636647597166