Irani dhe gjashtë fuqitë kanë negociuar një ringjallje të marrëveshjes bërthamore që nga prilli, e cila lidhet me çështjen e sanksioneve amerikane, por zyrtarët iranianë dhe perëndimorë kanë konfirmuar gjithashtu se ka mosmarrëveshje të rëndësishme në proces, transmeton Kosova Post.
Presidenti i ri iranian Ebrahim Raisi tha sot se Teherani do të ndërmarrë hapa për të hequr sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara dhe do të punojë në përmirësimin e kushteve të jetesës së banorëve të tij.
“Ne do të përpiqemi të heqim sanksionet tiranike të vendosura nga Amerika,” tha Raisi, i cili do të marrë detyrën të enjten, në një fjalim televiziv, raporton Reuters.